LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensionet te “Astiri”/ Banorët përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

7 Maj 2019, 09:19, Aktualitet CNA
Tensionet te “Astiri”/ Banorët përplasen me policinë,

Banorët e Unazës së re kanë dalë sot në protestë, pas informacioneve se kryeministri Rama pritet të vizitojë Fabrikën e Miellit.

Protesta e banorëve të ?Astirit?, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, është shoqëruar me tensione të forta.

Mësohet se banorët janë përplasur me efektivët e policisë.

Pas konfrontimeve, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa në zonë kanë mbërritur dhe Forcat Speciale, që po shtyjnë disa prej banorëve.

Mes personave të shoqëruar është dhe ish-deputeti Klevis Balliu, ndërsa përpara furgonit të policisë kanë dalë dhe një pjesë e banorëve.

Lajmet e fundit nga