Connect with Us

Takimi i aleatëve të Bashës me Haradinajn/ Ja çfarë u diskutua

Aktualitet

Takimi i aleatëve të Bashës me Haradinajn/ Ja çfarë u diskutua

Publikuar

-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një postim në rrjetet sociale sqaruar takimin e zhvilluar ditën e sotme nga aleatët e Lulzim Bashës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Mediu shkruan se pjesë e diskutimeve kanë qenë situata në të dyja vendet dhe më konkretisht është diskutuar rreth Samitit të Berlinit dhe rreth krizës aktuale në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Grupimi opozitar i Qendrës së Djathtë zhvilloi një vizitë në Prishtinë, ku u takua me Kryeministrin Haradinaj, Kryeparlamentarin Veseli dhe deputetë të LDK-së.

Ata vlerësuan si historik Samitin e Berlinit, i cili vendosi kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve, si një proçes me pasoja për Kosovën dhe rajonin.

Ata njëzëri vlerësuan dhe falënderuan Kryeministrin Haradinaj, për qëndrueshmërinë e tij kundër cënimit të integritetit të Kosovës dhe paternalizmit të Tiranës dhe lojës së Edi Ramës, për interesa të tij për pushtet, kundër interesave të Kosovës.

Po ashtu falënderuan Kryeparlamentarin Veseli, i cili ka thirrur të gjithë përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës, për të qenë në një zë në Samitin e ardhshëm të Parisit.

LEXO EDHE:  Vendimi për djegien e mandateve/ Basha: Opozita ishte kthyer në fasadë

Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin për situatën në Shqipëri, cënimin e kushtetutshmërisë dhe shprehën bindjen që palët duhet të gjejnë zgjidhjet e duhura për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ata theksuan se në këto momente, çdo zhvillim negativ dhe konflikt në Shqipëri, do ndikonte negativisht dhe do dobësonte pozitat e Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës, të Grupimit të Qendrës së Djathtë, theksuan edhe njëherë se; Shqipëria është në një krizë të thellë, në një situatë absurde, pothuaj Grusht Shteti, ku Rama kontrollon çdo gjë, dhe korrupsioni e krimi i organizuar janë tashmë të vetmit aleatë të kryeministrit.

Shkatërrimi i demokracisë shqiptare, loja me Kosovën për interesin e pushtetit, është e papranueshme për opozitën dhe ajo ka vetëm një kusht; Pushteti t’i kthehet shqiptarëve nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe nuk do lejojnë zgjedhje farse e të manipuluara me pazare apo blerje dhe intimidim të votuesve, siç ka theksuar OSBE/ODHIR./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE