LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqërimi i ish-deputetit Balliu nga policia/ Vjen reagimi i parë nga PD

7 Maj 2019, 10:23, Aktualitet CNA
Shoqërimi i ish-deputetit Balliu nga policia/ Vjen reagimi i parë nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas shoqërimit në polici të ish-deputetit demokrat Klevis Balliu.

Ndërsa ishte i pranishëm sot në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit, në një prononcim për mediat, Bardhi e cilësoi shoqërimin e Balliut, si një hakmarrje politike.

Sipas tij, kryeministri Rama po përdor Policinë e Shtetit kundër qytetarëve, por paralajmëroi se PD do jetë 24 orë në mbështetje të tyre.

?Shoqërimi i Klevis Balliut është hakmarrje politike. Por Klevis Balliu ka qënë dhe do jetë në mbështetje të këtyre banorëve, sikurse është e gjithë PD-ja?-u shpreh Bardhi.

Gjithashtu ai theksoi se me 11 maj, kryeministri Rama do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.

?Edi Rama  po përdor Policinë e Shtetit kundër qytetarëve, por qytetarët janë të bashkuar dhe me 11 maj do të marrë përgjigjen e merituar. Ne do jemi përkrah banorëve të Unazës së Madhe. Jo vetëm PD, por të gjithë qytetarët, sepse tashmë është provuar se nëse heshtim do kemi fatin e banorëve të Bregut të Lumit?-tha Gazmend Bardhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga