LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti në Tiranë/ Vetëvendosje proteston, Vuçiç dhe Dodik 'non grata'

7 Maj 2019, 10:12, Aktualitet CNA
Samiti në Tiranë/ Vetëvendosje proteston, Vuçiç dhe

Në Tiranë do të zhvillohet samiti i Brdo- Brijunit në datat 8 dhe 9 Maj. Ky samit zhvillohet që nga viti 2010 në secilin prej vendeve anëtare.

Samiti i këtij viti do të mbahet në Tiranë, ku do të marrin pjesë iderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentit Ilir Meta.

Ky samit përkon me Javën e Evropës dhe do të jetë i ftuar edhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe president i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesë e samitit do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Mogerini. Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë protesta për të pritur presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kreun e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik.

Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s?kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Vuçiç dhe Dodik janë persona ‘non grata’ në Shqipëri” deklaruan anëtarët e vetëvendosjes.

Axhenda e Samitit

E enjte, 9 maj 2019
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
09:00 ? 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit
Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
09:20 – 09:30 Foto familjare
09:30 ? 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
11:40 ? 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp
President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarovi?
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor
Të ftuarit e nderit

Lajmet e fundit nga