LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e banorëve të Astirit/ Ardi Veliu viziton efektivët e plagosur

7 Maj 2019, 18:09, Aktualitet CNA
Protesta e banorëve të Astirit/ Ardi Veliu viziton efektivët e

Ditën e sotme gjatë përplasjeve tek zona e Unazës së Re mes banorëve dhe Policisë janë plagosur 4 efektivë policie.

Mësohet se nga tubimi u dëmtuan 3 efektivë të forcave ?Shqiponja? dhe 1 nga FNSH-ja.

Efektivët e plagosur u vizituan në spital nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Njoftimi i policisë:

Tubimi i dhunshëm tek Unaza e Re, 4 punonjës policie të plagosur

Tiranë – Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH.

Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH.

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga