Connect with Us

“Piranjat nga Tirana”/ Artan Hoxha zbardh bandat shqiptare për “The Sun”

Aktualitet

“Piranjat nga Tirana”/ Artan Hoxha zbardh bandat shqiptare për “The Sun”

Publikuar

-

artan hoxha piranja

Gazetari Artan Hoxha, është bërë pjesë e një investigimi të gazetës britanike “The Sun”, e cila ditën e sotme i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare në Britani.

“The Sun” hapej me titullin “Piranjat nga Tirana” dhe shkruante se bandat shqiptare kontrollojnë trafikun e kokainës në Britaninë e Nadhe.

Artan Hoxha në pronocimin e tij për “The Sun” është shprehur se gjithkush nga bandat njeh familjet e njërit-tjetrit, një mënyrë kjo sipas Hoxhës e cila funksionon si garanci mes bandave.

LEXO EDHE:  "Pistoletë" në duart e Erdoganit/ Veliaj merr peng kryeqytetin

“Gjithkush i njeh familjet e njëri-tjetrit, gratë, fëmijët, e cila vepron si një garanci, tradhtojnë grupin dhe hakmarrja do të vijë. Krimet, vrasjet e fshehta mes klaneve rivale që mund të zgjasin dekada. Sistemi do të thotë që kur policia të arrestojë ‘ushtarët’ ata luftojnë për të gjetur lojtarët e mëdhenj. Askush nuk flet”,-është shprehur Hoxha për “The Sun”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nishani nuk ia përton Ramës/ “Gangsteri në krye të sektit grabitqar po provokon ndërkombëtarët dhe shqiptarët”

Publikuar

-

Nga

Nishani nuk ia përton Ramën/ “Gangsteri në krye të sektit grabitqar po provokon ndërkombëtarët dhe shqiptarët”

Një tjetër reagim i ashpër ka ardhur pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, që lidhen me hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Është pikërisht ish-presidenti Bujar Nishani, ai i cili thotë se me këto ndryshime mazhoranca po provokon Perëndimin, NATO-n, BE-në dhe shqiptarët.

Nishani e quan kryeministrin Edi Rama gangster, ndërsa PS-në e cilëson si një sekt grabitqar.

LEXO EDHE:  “Pistoletë” në duart e Erdoganit/ Veliaj merr peng kryeqytetin

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Për 21 janarin ka prova të reja, por nuk do zbardhet

“Gangsteri në krye të sektit grabitqar vetëquajtur “rilindsa”, ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët me implementimin e modelit putinian në Shqipëri. Të shohim nëse Perëndimi, NATO, BE dhe shqiptarët do ta lejojnë ????…”, shkruan ish-presidenti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hapja e listave në të mirë të vendit”/ Rama: Nuk ia ndalojmë koalicionet opozitës

Publikuar

-

Nga

"Hapja e listave në të mirë të vendit"/ Rama: Nuk ia ndalojmë koalicionet opozitës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak minuta pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili doli kundër ndryshimeve kushtetuese dhe tha se vetëm 82 deputetë janë legjitimë në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se do të zbatojë çdo pikë të marrëveshjes së arritur më 5 qershor, ndonëse e paralajmëron sërish opozitën se sharjet dhe fyerjet rrezikojnë këtë marrëveshje.

Kreu i qeverisë i thotë Metës se Parlamenti është sovran dhe vendos vetë, ndërsa ironizon duke theksuar se askush nuk do t’i ndalojë koalicionet parazgjedhore.

“Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë…

LEXO EDHE:  Dorëzimi i Jaeld Çelës/ Artan Hoxha zbardh detajet

LEXO EDHE:  Artan Hoxha plas “bombën”/ Dy oficerë penguan policinë në kryerjen e detyrës

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tit Vasili jep ultimatumin/ Harrojeni se do vidhni zgjedhjet, votoni dokumentin e 5 qershorit

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje parlamentit të votojë një orë e më parë marrëveshjen e 5 qershorit, të dakordësuar në prani edhe të ndërkombëtarëve. Në një status në FB, Vasili dekalron se lëvizjet e fundit për ndryshime kushtetuese nuk do të kenë fryt. Ai nxjerr edhe dokumentin e 5 qershorit të firmosur nga palët.

“Boll u perdrodhët!!(Dokumenti). Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja. Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman. Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.

LEXO EDHE:  Berisha nuk ndalet/ Tjetër sulm ndaj Artan Hoxhës

LEXO EDHE:  "Pistoletë" në duart e Erdoganit/ Veliaj merr peng kryeqytetin

Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline. Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine. Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′. E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht. Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto)”, shkruan Vasili. /CNA.al

Marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar nga palët për Reformën Zgjedhore

 

LEXO TE PLOTE