LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Petrit Vasili/ Maskarenjtë gjakosin qytetarët e ndershëm

7 Maj 2019, 10:32, Aktualitet CNA
Nuk përmbahet Petrit Vasili/ Maskarenjtë gjakosin qytetarët e

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas tensioneve të sotme mes banorëve të ?Astirit? dhe policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka shpërthyer në akuza, ndërsa thekson se ?Maskarenjtë e policisë ndalojnë dhe dhunojnë poshtërsisht banorët e Astirit, ndalojnë Klevis Balliun dhe mbrojnë hajdutët dhe kriminelët e qeverisë, që vodhën 40 milion euro tek projekti i Astirit.?

Më tej, Vasili thekson se qytetarët po mbrojnë me gjakun e tyre pronat e tyre.

Gjithashtu Vasili paralajmëron se civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një.

?Policia  gjakosi qytetarët e ndershëm, që mbrojnë pronën e tyre, djersën dhe gjakun e tyre nga faqezinjtë e qeverisë të kapur në flagrancë duke vjedhur paratë e shtetit.

Civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një ata vetë personalisht dhe ata që i komandojnë.

Policia përfundimisht armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve.?-përfundon postimin e tij Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga