Nuk funksionon për të gjithë/Zbuloni 5 kuriozitete rreth tamponeve – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Nuk funksionon për të gjithë/Zbuloni 5 kuriozitete rreth tamponeve

Publikuar

-

Ato janë aty për të të mbështetur gjatë një dite të lodhshme në punë, janë në çantën tënde kur t’i as që e pret ciklin të të bëjë ndonjë surprizë dhe sigurisht gjatë natës, flemë më mirë.

Më poshtë do të zbuloni disa kuriozitete rreth tyre:

1. Nuk funksionojnë për trupin e çdo femre.

Për disa vajza tamponët janë një zgjedhje, për të tjera jo. Pra, nëse e ndjeni që keni siklet apo shqetësime gjatë përdorimit të tij hiqeni menjëherë dhe mos e përdorni më pa u konsultuar me një mjek.

1. Tamponët skadojnë!

Mos përdorni çdo tampon që rastësisht e gjeni në çantë vetëm sepse ndodheni në situatë të keqe. Zakonisht, jetëgjatësia e tyre është deri në 5 vite, kështu që mos rrezikoni.

2. Nuk janë sterile!

Ato mund të bëhen terren i rehatshëm për mikrobe të llojeve të ndryshme. Diçka e tillë vë në rrezik shëndetin vaginal dhe i hap rrugën infeksioneve të ndryshme.

3. Shkaktojnë shqetësime dhe parehati

Që periodat japin dhimbje barku apo koke këtë e dimë, por përdorimi i tamponëve në disa forma mund të shkaktojë edhe më shumë probleme. Duke qenë se vagina është një organ që punon për të eleminuar gjakun dhe substanca të tjera jashtë trupit, më e mira që mund të bëni është ta ndërroni shpesh.

5. S’duhet t’i lini aq gjatë sa i lini!

Nëse i përdorni rregullisht edhe gjatë natës, shanset janë që t’i mbani për 7 ose 8 orë. S’është ide aspak e mirë. Duhen ndërruar çdo 4 orë.

 

Aktualitet

Pamje magjike/ Fotot mahnitëse nga “ajri” që do t’ju lënë gojëhapur

Publikuar

-

Fotot e shkrepura në momentin e duhur janë tepër mahnitëse për syrin e njeriut. “BrightSide” ka listuar 11 fotot më të bukura të kapura nga ajri dhe më pas i ka bashkuar në albume, duke servirur pamje magjike.

Për më tepër shijoni imazhet e mëposhtme…
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sot të gjithë me sytë nga qielli/ Çfarë do të ndodhë gjatë mesnatës?

Publikuar

-

Sot do të jetë një natë e veçantë për adhuruesit e eklipseve. Eklipsi i Hënës pritet të ndodhë në orën 22:00 i cili do të jetë tërësisht i dukshëm në të gjithë Italinë.

Ndërsa momenti më i rëndësishëm konsiderohet ora 23:30, momenti kur Hëna do të errësohet tërësisht nga hija e Tokës dhe do te zgjase deri në orën 2 të mëngjesit.

Edhe pse bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm Hëna gjithsesi do të duket kuqe. Fenomeni mund të shihet me sy të lirë pa patur nevojën e syzeve të veçanta.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ata nuk mund të na ndalojnë dot”/ Ushtria në alarm, 600.000 njerëz firmosin për të hyrë në zonën e rrezikshme

Publikuar

-

Vendi më i përfolur në SHBA, është Zona 51 e cila prej kohësh është ruajtur nën masa të rrepta sigurie në shkretëtirën e Nevadas, ku thuhet se janë mbajtur dhe testuar disa objekte fluturuese jashtëtokësore.

Dhe, pikërisht këtë zonë top-sekrete po planifikojnë që ta ‘pushtojnë’ një numër shumë i madh ‘gjuetarë’ alienësh.

Nisur nga fakti se më shumë se 600,000 persona pritet që të vërshojnë tek kjo zonë, Forca Ajërore në SHBA ka paralajmëruar se do të jetë në gatishmëri.

Tashmë me teper se gjysmë milioni njerëz, të nisur nga një fushatë që ka nisur në Facebook, pritet që të mësynë këtë zonë për të parë më në fund se çfarë ndodhet brenda zonës ushtarake.

Organizuesit paralajmërojnë se do të ‘marshojnë’ më 20 shtator, por duke u nisur nga masat e rrepta të sigurisë që baza ushtarake ka, vështirë se mund të arrijnë të futen.

Organizuesit thonë:

Ne mund të lëvizim më shpejt se plumbat e tyre. Le t’i shohim ata alienët.”

 

Burimi:https://www.cnet.com/news/1-2-million-to-raid-area-51-to-see-them-aliens/

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending