LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mosdekretimi i shkarkimit të Mynyr Konit/ Spiropali i përvishet Ilir Metës

7 Maj 2019, 20:53, Aktualitet CNA
Mosdekretimi i shkarkimit të Mynyr Konit/ Spiropali i përvishet Ilir

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur rreth mos dekretimit të shkarkimit të rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni nga presidenti Ilir Meta.

E qenë prezente në emisionin ?Tempora? të Sonila Meços, Spiropali u shpreh se Meta ka mbrojtur paligjshmërinë.

Biseda e plotë:

Meço: Cili pushtetar në një vend të mbushur me afera ka përfunduar në burg.

Spiropali: Po në rast se ne do të kishim pushtetarë në burg, do kishim një sistem drejtësie funksionale, nuk do kishim problem me pandëshkueshmërinë.

Meço: Po kush ju kontrollon ju që jeni në pushtet zonja Spiropali? Nuk keni as Gjykatë Kushtetuese. Ju bëni ligje natikushtetuese. E dini që Presidenti ju ka kthyer një Ministres së Arsimit vendimin për pezullimin e rektorit Mynyr Koni me parimin si antikushtetues. Këtpo kush jua korrigjon?

Spiropali: Në rast se e thoni me forcë antikushtetuese kjo nuk e bën të vërtetë. Unë jam këtu të gjykoj veprimin e presidentit dhe jo presidentin. Në këndvështrimin tonë të argumentuar deri në detaje nga Ministrja e Arsimit dhe nga dy komisione auditi që kanë shkuar në rektorat dhe i kanë zbërthyer dosjet po ju them që presidenti sot ka mbrojtur paligjshmërinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga