Connect with Us

Këtë nuk e kishte parashikuar njeri/ Diego Costa niset drejt Serisë A (foto)

Aktualitet

Këtë nuk e kishte parashikuar njeri/ Diego Costa niset drejt Serisë A (foto)

Publikuar

-

Rikthimi i tij te Atletico Madrid pas aventurës te Chelsea, duket se do të zgjasë shumë më pak nga sa pritej. Për habinë e të gjithëve, Diego Costa sezonin e ri mund të luajë në Serie A. “Marca” raporton se Napoli ka filluar bisedimet me menaxherin e sulmuesit dhe klubin spanjoll për ta transferuar atë në Serie A. Carlo Ancelotti e sheh Diego Costën, si partnerin ideal në sulm bashkë me polakun Milik.

Diego Costa mund të transferohet te Napoli në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje. Vlera e tij aktualisht është 40 milionë euro. Për të ka pasur dhe oferta të majme nga Kina, por që ai ka refuzuar duke parapëlqyer të luajë akoma në nivele të larta. /CNA.al

Aktualitet

Foto- Rrobe banjet më “in” këtë sezon/ Ja detaji që po “çmend” fashionistat shqiptare

Publikuar

-

Në verë detaji tek i cili të shkojnë menjëherë sytë janë rrobat e banjos që kanë veshur VIP-at dhe ne kemi vënë re se të famshmet shqiptare kanë një dobësi për bikinit me një krah.

Nga fotot që kanë publikuar në rrjetet sociale duket se ato janë shumë të përshtatshme dhe të tregojnë shumë ‘in’ dhe të famshmet shqiptare nga Lori Hoxha, Armina Mevlani e Arilena Ara nuk kanë ngelur pas për t’i treguar ato në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meta ironizon Ramën/ “Sa herë i ka dëgjuar këshillat e mia nuk i ka dalë keq”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta duke folur për situatën politike në vend dhe nismën e Kuvendit për shkarkimin e tij, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Me tone ironike Meta u shpreh se Rama është një njëri që nuk gjen rehatë me demokracinë, ndërsa shtoi se “sa herë i ka dëgjuar këshillat e mia nuk i ka dalë keq”.

“Në Shqipëri egziton vetëm një konflikt madhor që është Edi Rama. Kur i intereson atij të bën të mirë, kur si intereson të bën nul. Ky është një njeri që nuk gjen rehatë me demokracinë.

Po të ishte për raporte personale, duhet të keni parasysh që raportet e mia me Berishën kanë qenë mjaft të vështira, pastaj më ndryshe, edhe me Ramën dhe me këdo. Unë po të nisem nga pozitat personale, kam frikë se do të kisha marrë vendime të tjera, por unë gjithmonë nisem nga gjykime politike dhe nisem në interes të vendit.

Por raportet me të i kam shumë të mira kur nuk i preken interesat e tij.

Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Kur nuk i ka dëgjuar… Unë nuk i imponohem dot.”-theksoi Meta në “Tempora”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Alzheimer/ Burrat apo gratë, cilët janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje

Publikuar

-

Prej kohësh sëmundja e Alzheimerit ka prekur shumicën e popullsisë botërore pa gjetur shkakun kryesor. Por së fundmi një studim ka zbuluar se gratë janë më të rrezikuara të vuajnë nga kjo semundje.

Sipas ekspertëve amerikanë cdo gjë ka të bëjë me trurin, lidhja që ekziston në disa pjesë të trurit, aty ku formohet proteina  përgjegjëse për pllakat të cilat grumbullohen së bashku me sëmundjen dhe në disa gjene.

Ato kanë analizuar me qindra rezonanca magnetike që i përkisnin burrave dhe grave. Ata hulumtuan shpërndarjen e proteinës tau e cila së bashku me proteinën amiloide mund të formojnë përbërje toksike të cilat vrasin qelizat cerebrale duke shkaktuar probleme me kujtesën.

Gratë kanë një lidhje më të mirë mes zonave të trurit ku formohet kjo protein, cka i bën gratë më të rriskuara nga shpërndarja e shpejtë e proteinës tau cka con në një degjenerim kognjitiv.

Një tjetër studim nxori në pah prezencën e disa gjeneve specifike tek gratë dhe burrat të cilat mund të jenë të lidhura me sëmundjen e Alzheimer.

Të dyja zbulimet mund të ndihmojnë mjekët për të ditur risqet me të cilat do të përballen por edhe sesi të gjejnë mjekimet e duhura për të ndihmuar pacientët.

LEXO TE PLOTE