LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamera e fshehtë në QSUT/ Manastirliu shkarkon dy punonjësit

7 Maj 2019, 20:37, Aktualitet CNA
Kamera e fshehtë në QSUT/ Manastirliu shkarkon dy punonjësit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas videos së publikuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “STOP”, ku denoncohej skandali si paguheshin 1 mijë euro në QSUT.

Manastirliu ka falenderuar emisionin “STOP” për këtë denoncim dhe ka shkarkuar menjëherë nga detyra dy punonjësit e shërbimit onkologjik në QSUT me iniciale P.Ç. dhe E.H.

Ministrja ka bërë thirrje për denoncimin sa më shumë të rasteve të tilla.

Postimi i plotë:

Faleminderit emisionit ?STOP? për denoncimin!

Reagimi ynë është:

Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale P.Ç dhe E.H., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare ?Nënë Tereza?, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.

Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!

Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.

Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t?u shërbyer qytetarëve.

Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.

Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t?u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!

Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!/CNA.al

Video-Skandali/ Si paguhen 1 mijë Euro nën dorë tek QSUT

Lajmet e fundit nga