Connect with Us

Java e Europës/ Soreca: Të dëgjohet zëri i të rinjve

Aktualitet

Java e Europës/ Soreca: Të dëgjohet zëri i të rinjve

Publikuar

-

Soreca

Në bisedë për DW, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca flet për fokusin e Javës Evropiane, procesin e reformës në drejtësi, krizën politike si edhe perspektivën e hapjes së negociatave të anëtarësimit BE-Shqipëri.

DW: Z. Ambasador, nisët Javën e Evropës 2019 dhe slogani i saj është “Fuqia e Rinisë”. Pse kjo zgjedhje sivjet?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Mendoj se nuk kishte zgjedhje tjetër të mundshme, në një vend ku 40% e popullsisë është më e re se 30 vjeç. Të rinjtë janë të pranishëm, të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe ata janë gjithashtu qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Dhe ata po bëjnë thirrje që të kontribuojnë në hartimin e politikave, por gjithashtu për të pasur nevojat themelore, prandaj mendoj se është detyra jonë, para së gjithash e autoriteteve shqiptare, por gjithashtu edhe e BE-së që të mos e lejojmë këtë thirrje të bëhet një thirrje e humbur.

DW: Gjithsesi ka një numër në rritje të të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria për disa arsye. Cilat janë mënyrat më të mira për të ndërhyrë dhe për ta parandaluar këtë dukuri?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Ka masa që duhet të ndërmerren në periudhën afatgjatë, afatmesme dhe afatshkurtër. Natyrisht që nuk do t’i rendis të gjitha, por punësimi dhe arsimi është për të rinjtë nevoja më e rëndësishme në programin afatgjatë, por ata kanë nevojë për këtë tani, për këtë arsye ne duhet të vemë në dispozicion të tyre infrastrukturën dhe fondet e nevojshme. Ne mund të ndihmojmë, por kjo është kryesisht një nevojë shqiptare. Pika tjetër është, dhe dua që me të vërtetë ta theksoj, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen, duan të marrin pjesë, duan të përfshihen. Dhe kjo është e vetmja mënyrë që ata të jenë pjesë e sistemit shqiptar dhe për këtë arsye të mos largohen, sepse vetëm nëse kanë një punë, por edhe nëse dëgjohen nga institucionet publike ata ndjehen pjesë e asaj ku ata tashmë janë pjesë. Për ndonjë arsye nuk ka hapësirë për dialog mes tyre dhe sistemit shqiptar dhe Java e Evropës ka për objektiv krijimin e këtij dialogu. Tani është një dialog për shkëmbimin e ideve, por një nga rezultatet që ne dëshirojmë të kemi nga Java është krijimi i një dialogu të strukturuar dhe lejimi i të rinjve dhe fëmijëve që janë kaq të angazhuar, kaq të zgjuar, të marrin pjesë në hartimin e politikave, të shprehin idetë e tyre dhe pastaj të jenë pjesë e përhershme e Shqipërisë plotësisht dhe kjo me siguri do t’i ndihmojë ata të qëndrojnë aty ku e kanë vendin.

DW: Ju paraqitët një sondazh mbi perceptimin e qytetarëve shqiptarë lidhur me Bashkimin Evropian në Shqipëri. Cilat janë gjetjet që janë më të rëndësishme në pikëpamjen tuaj?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Ne jemi shumë të kënaqur të shohim se populli shqiptar ende është shumë pranë Bashkimit Evropian. Pothuajse 93% e qytetarëve shqiptarë, siç tregohet në sondazh, beson se anëtarësimi në BE është objektivi i tyre më i rëndësishëm. 79% e tyre gjithashtu besojnë se reforma e drejtësisë është gjëja e duhur për të bërë. Dhe vetëm 13% e qytetarëve shqiptarë besojnë se reforma e drejtësisë nuk po shkon në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se kjo është një çështje e rëndësishme, reforma e drejtësisë ka qenë një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra nga Shqipëria. Duhet kohë, është një reformë gjigante, po ecën në mënyrë të qëndrueshme.

DW: Por ka një vakuum të madh në sistemin gjyqësor. Për shembull, një Gjykatë Kushtetuese që nuk funksionon. Si mund të mbështesë Bashkimi Europian për të normalizuar situatën?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Po diskutoja me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi javën e kaluar dhe ai më tha se e ka finalizuar listën e kandidatëve për t’ia dorëzuar Presidentit dhe pastaj Parlamentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se në muajt e ardhshëm Gjykata Kushtetuese do të rifillojë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për ndikimin që kjo periudhë ka pasur në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë dhe ata kanë të drejtë, por në fakt 79% e tyre ende mbështesin reformën e drejtësisë dhe na tregojnë se sa e rëndësishme është ajo për qytetarët shqiptarë. Elementi përfundimtar që dua të shoh nga sondazhi është fakti se qytetarët shqiptarë duan që ne të kujdesemi më shumë për faktorët ekonomikë dhe socialë. Këto janë elemente që nuk janë medoemos në agjendën e diskutimit politik, por këto janë nevojat e përditshme të shqiptarëve dhe ata po i bëjnë thirrje politikës dhe rrjedhimisht edhe bashkësisë ndërkombëtare që të kujdesen edhe më shumë për anën ekonomike të jetës. Dhe ne jemi shumë të kënaqur që programi ynë, që do ta zbatojmë dhe që po e zbatojmë tashmë, përqendrohet aq shumë tek përfshirja sociale dhe zhvillimi ekonomik.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi/ Rama do të eleminojë Fatmir Xhafën

DW: Por z. Ambasador, ka një perceptim se reforma gjyqësore po ecën shumë ngadalë dhe askush nuk po shkon në burg. Kur do t’i ndjejnë qytetarët shqiptarë efektet e kësaj reforme?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Dy Këshillat janë ngritur, 130 prokurorë dhe gjyqtarë kanë kaluar përmes procesit të vetingut, – 25 kandidatë të SPAK-ut do të zgjidhen tani, pritet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen së shpejti, 53 gjyqtarë të rinj janë zgjedhur javën e kaluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pra, reforma e drejtësisë është duke ecur përpara, është e pakthyeshme. Së shpejti do të kalojmë kthesën ku reforma e drejtësisë do të bëhet një fakt i përditshëm për qytetarët shqiptarë. Kjo është shpresa jonë dhe mendoj besimi ynë.

DW: Pavarësisht disa reformave të ndërmarra, procesi i hapjes së negociatave me BE-në ka një shtyrje për në muajin shtator. A ka ndikuar kriza politike në këtë shtyrje?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Shqipëria duhet të besojë në atë që bëri gjatë vitit të kaluar. Komisioni Evropian do të nxjerrë një raport në fund të këtij muaji dhe më pas Këshilli – ju e dini dallimin mes Komisionit dhe Këshillit – do të marrë një vendim jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për afatin kohor. Dhe kjo varet tërësisht nga Presidenca Rumune e Këshillit. Kam dëgjuar ashtu si dhe ju, se ka disa shtete anëtare që mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të vlerësuar raport-progresin e Komisionit Evropian duke pasur parasysh se ka vetëm tri javë kohë ndërmjet miratimit të raportit dhe vendimit të Këshillit. Por kjo ende nuk është vendosur, ndaj derisa të vendoset i ftoj autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të përqendrohen në këtë afat. Nëse ky afat do të shtyhet për më vonë këtë vit, shpresoj vërtet që qeveria shqiptare ta përdorë mirë këtë kohë. Dhe në muajt e ardhshëm SPAK-u do të funksionojë, Gjykata Kushtetuese do të rikthehet dhe ndoshta do të kemi edhe një zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR mbi ligjin zgjedhor.

DW: Z.Ambasador, cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë dhe partitë politike shqiptare, në këtë situatë që po kalon Shqipëria?

Ambasadori i BE Luigi Soreca: Sigurisht që kemi luajtur një rol në këtë vend dhe ne vazhdojmë të luajmë një rol të rëndësishëm. Siç thashë më parë, ne kemi një mandat të fortë nga qytetarët shqiptarë, 93% prej të cilëve duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu edhe një përgjegjësi të fortë. Dhe tani është koha për ne që të japim rezultate, por është gjithashtu koha që partitë politike të këtij vendi të gjejnë një kompromis. Kultura e kompromisit nuk është medoemos tipike për këtë vend; ajo duhet të bëhet një moment ku takohen interesat. Gjithkush duhet të bëjë një hap përpara. Ka një urë diku dhe unë jam i sigurt, se ekziston një mënyrë për ta kaluar këtë urë dhe për të siguruar që të gjendet dialogu. Kjo është në interes të shtetasve shqiptarë që duan që ky vend të ecë përpara./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

21 Janari/ Prendi: Kishte informacione për atentat ndaj kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë pranë para kryeministrisë.

Sipas Ndrea Prendit, nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim

Në dy prej tyre shkruhet se:

Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shiptarë nga gjermania.

Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-komandanti i Gardës: Në 21 janar na qëlluan nga maja e Piramidës

Publikuar

-

Nga

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi theksoi sonte në emisionin Opinion se Garda u qëllua me armë nga ana e Piramidës në 21 janar 2011.

Sipas Prendi “Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre” – tha Prendi në Opinion.

“I kërkuam kryeministrit të largohet nga zyra. Përgjigjja ishte se unë jam në zyrën time dhe do të vazhdoj punën. Në kishim informacione se protesta do të ishte e dhunshme. Kishim plan për ta mbrojtur kryeministrin. Nuk pati urdhër për të qëlluar. Urdhrin për të qëlluar, punonjësit të gardës ia jep ligji. Pasi protestuesit përdorën një makinë dhe goditën mbrojtësen në hyrje, forcat e gardës kanë qëlluar vetëm në ajër” – tha Prendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E ndërroi tytën e pistoletës në 21 janar? Flet ish-komandati i Gradës

Publikuar

-

Nga

Ndrea Prendi, ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, ka folur në emisionin “Opinion” për vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit 2011.

Prendi thotë se garda ka hapur zjarr vetëm në ajër dhe nuk ka pasur persona të etiketuar për t’u qëlluar me armë zjarri nga Garda.

I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij.

Sipas Prendit, shoferit  i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.

Pjesë nga intervista

Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?

Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.

Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.

Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…

Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?

Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave / Edhe eurodeputetët besojnë se po cënohet besueshmëria ndaj BE

LEXO EDHE:  Takimi me Sorecën/ Hahn “shuplakë” forcave politike

Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit

Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.

Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?

Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i  është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.

Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?

Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.

Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?

Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë…/ Opinion.al

LEXO TE PLOTE