Connect with Us

Hotel, restorant, karburant dhe makinë dhuratë/ Gjyqtari i kamur rehaton fëmijët  

Aktualitet

Hotel, restorant, karburant dhe makinë dhuratë/ Gjyqtari i kamur rehaton fëmijët  

Publikuar

-

Gjyqtarët dhe prokurorët konkurojnë bindshëm biznesmenët jo vetë ata shqiptarë, por edhe më tej në rajon.

Ata rezultojnë pronarë të pasurive të tëra të luajtshme dhe të paluajtshme. Gjithashtu ata rezultojnë njerëzit më me fat në botë, që kanë daja, xhaxhallarë, vëllezër, motra, kunetër e baxhanakë që iu bëjnë dhurata të shtrenjta.

Kjo kategori gjyqtarësh dhe prokurorësh nuk mund t’i lihen në dorë Vettingut, ata duhet të kalojnë në duart e SPAK-ut, t ‘iu konfiskohet pasuria dhe të çohen pas hekurave. Me paga ata kanë bërë pasuri marramendëse.

I tillë duket, të paktën në plan të parë edhe rasti i gjyqtarit Hasan Selimi, i cili vetëm me pagën e tij dhe bashkëshortes, ka përfunduar me biznese, bar, hotel, karburant e mos të llogarisim këtu automjetet që familjarisht i kanë ndërruar nga viti në vit.

Djali i gjyqtarit rezulton me dy apartamente, dy makina, që i ndërron pothuajse çdo vit, duke i shitur dhe blerë të tjera. Gjithashtu bashkëshortja e djalit posedon një biznes të cilin thotë se e ka me qera.

Gjyqtari dhe bashkëshortja , njësoj si djali, blejnë e shesin makina, ndërsa për vajzën deklaron se daja i ka dhuruar  një makine tip Benz A Class.

Hasan Selimi

Sikur këtë dajën ta jepnin me tender që t’u bënte dhurata të tilla dhe të tjerëve.

Në vitin 2014 deklaron se djali ka nisur ndërtimin e një Bar–Restorant–Hotel–Karburanti në Tropojë.

Vëzhgimi i mëposhtëm tregon se si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Hasan Selimi nga viti 2003-2016.

Gjyqtari i Shkodrës, Hasan Selimi në vitin 2003 deklaron vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes dhe një makinë tip Benz 2500 i cili ka vlerën 450 000 lekë.

Në vitin 2004, sërish deklaron vetëm pagat, ndërsa në vitet, 2005, 2006,2007 nuk ka deklaruar asgjë.

Në vitin 2008, ai deklaron të ardhura prej 150 000 lekë të djalit, Kushtrim Selimi të siguruara nga aktiviteti privat Bar–Bufe i marrë me qira.

Gjithashtu djali ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në Tiranë, 50 000 dollarë. Sipas gjyqtarit, djali ka marrë 30 000 euro kredi sëbashku me prindërit për blerjen e këtij apartamenti.

Po në të njëjtin, vit ai ka deklaruar se djali ka blerë një tjetër apartamenti banimi me sipërfaqe 79 m2. Vlera e apartamentit është 24 500 dollarë sipas Kontratës së Shit-Blerjes e datës 13.03.2002.  Blerjet e djalit nuk ndalen me dy apartamente, pasi ai ka blerë edhe një makinë të tipit Volkswagen Polo që ka kushtuar 500 000 lekë.

Në vitin 2009, të ardhurat nga biznesi i djalit me qira shkojnë në shumën 200 000 lekë. Gjyqtari deklaron se ka kursime  në vlerën 400 000 lekë, ndërsa bashkëshortja e tij ka blerë një makinë tip Peugeot që ka kushtuar 400 000 lekë.

Djali ka blerë një makinë tip Land Rover, që ka kushtuar 400 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2010, gjyqtari Selimi deklaron kursime cash 400 000 lekë,  kursimet e vajzës në vlerë 100 000 lekë. Gjithashtu rezulton se vajza, Tanusha Selimi ka paguar rreth 70 000 lekë për qira zyre dhe lokali.

Në vitin 2011 ai ka deklaruar se djali ka shitur makinën Land Rover 800 000, ndërsa bashkëshortja, ka blerë një makine të tipit Fiat Punto 400 000 lekë.

Djali ka blerë një makinë Benz Mercedez që thotë se ka kushtuar 700 000 lekë.  Gjyqtari deklaron se djali ka marrë kredi 550 000 lekë kredi për blerjen pjesërisht të makinës Benz Mercedez.

Në vitin 2012, Selimi deklaron kursime cash në vlerë 500 000 lekë nga ku 100 000 lekë ndodhen në një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes. Ndërkohë bashkëshortja ka shpenzuar 3 000 euro për blerjen e një makine të llojit Benz Class. Edhe vajza rezulton pronare e një  makine tip Benz A Class. Makina ka vlerën 500 000 lekë dhe sipas gjyqtarit  i është dhuruar nga daja.

Në të njëjtin vit edhe gjyqtari  ka shpenzuar 6 000 euro për blerjen e një Makine të tipit BMW.

Në vitin 2013, deklaron kursime të tij 300 000 lekë si dhe kursime të vajzës 130 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2014 ka deklaruar të ardhura të përfituara nga aktiviteti privat Bar – Kafe i bashkëshortes së djalit, Jutbina Selimi.

Subjekti deklarues ka përfituar 500 000 lekë nga shitja e makinës tip BMW, sipas kontratës së shitjes e datës 15.04.2014, ndërsa ka kursyer 600 000 lekë.

Djali i tij ka përfituar tokë bujqësore në Tropojë e ndarë në 1991 sipas ligjit 7501, në Tropojë. Gjithashtu, djali deklaron se ka shpenzuar 800 000 lekë për një shtesë kati (kati i 12.) mbi apartamentin ekzistues të deklaruar më parë, në Tiranë. Gjithashtu ai ka deklaruar shpenzimin e vlerës 2 100 000 lekë deri në fund të vitit 2014 për ndërtimin e karabinasë e paregjistruar në ZVRPP, por që është në ndërtim e sipër, sipas lejes së ndërtimit e datës 8.07.2014, lëshuar nga Komuna Tropojë.

Destinacioni i ndërtimit ishte  Bar – Restorant – Hotel – Karburant, mbi sipërfaqen prej 1924 m2, sipërfaqe e dhënë në përdorim nga Komuna Tropojë për 10 vite, me vendim të datës 12.05.2014. Burim për shpenzimet është një hua në vlerën 50 000 Paund Britanik, pa afat pa interes, me deklarim noterial datë 27 dhjetor 2014.

Ndër të tjera djali i gjyqtarit ka shpenzuar 200 000 lekë për blerjen e një sipërfaqe toke të llojit arë 500 m2, sipas certifikatës së ZVRPP Tropojë e lëshuar me datë 10 nëntor 2014.

Në vitin 2015, ka deklaruar kursime 450 000 lekë. Bashkëshortja ka shitur 3 000 euro makinën Mercedes Benz A 170 CDI, për të blerë një tjetër Mercedes Benz C 220 CDI, që thotë se ka kushtuar 2 500 euro

Në vitin 2016 ai deklaron se djali, Kushtrim Selimi ka përfituar 792 000 lekë të ardhura nga paga si punonjës në shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Djali ka deklaruar se për  Bar–Restorant- Hotelin me sipërfaqe shesh ndërtimi 90 m2, 3 kate mbi tokë, ka harxhuar 9 447 913 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar në vite, të gjyqtarit Hasan Selimi, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2003

Të ardhura prej 900 000 lekë bruto ose 780 000 lekë neto nga paga në pozicionin e gjyqtarit.

Të ardhura prej 216 000 lekë bruto ose 186 000 lekë neto paga e bashkëshortes.

Deklaruesi zotëron një makinë tip Benz 2500 i cili ka vlerën 450 000 lekë. makina është blerë me kursime familjare.

Viti 2004

Të ardhura prej 777 500 lekë nga paga e deklaruesit në pozicionin e gjyqtarit.

Të ardhura prej 240 000 lekë të pagës së bashkëshortes pranë Bashkisë Kamëz.

Viti 2005

Nuk ka deklaruar asgjë.

Viti 2006

Nuk ka deklaruar asgjë.

Viti 2007

Nuk ka deklaruar asgjë

Viti 2008

Të ardhura prej 1 021 946 lekë të deklaruesit nga paga dhe shpërblimi vjetor.

Të ardhura prej 438 000 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor të bashkëshortes.

Të ardhura prej 150 000 lekë të djalit, zotit Kushtrim Selimi të siguruara nga Aktiviteti privat Bar – Bufe i marrë me qira.

Të ardhura prej 536 600 lekë të pagës dhe shpërblimit vjetor të djalit, Zotit Kreshnik Selimi

Zoti Hasan Selimi gjatë vitit 2008 ka kursime cash në vlerë 500 000 lekë.) Zoti Kushtim Selimi (djali i subjektit deklarues), sipas Kontratës së Shit-Blerjes e datës 10.04.2008, ka shpenzuar 50 000 dollarë për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në Tiranë. Çmimi i blerjes u sigurua përmes një kredie.

Zoti Kushtrim Selimi ka marrë shumën prej 30 000 euro kredi, për blerjen e një apartamenti banimi pranë Tirana Bank. Sipas Kontratës së Kredisë në datë 10.04.2008, kredia është dhënë me një afat 20 vjeçar, me interes 4.75 % për dy vitet e para dhe më pas me një interes të shtuar prej 2.5 %. Zoti Kushtrim është bashkëdebitor me prindërit në këtë detyrim.

Zoti Kushtrim Selimi gjatë këtij viti ka paguar 1 365 euro për shlyerje të kredisë së marrë po këtë vit, për blerje apartamenti, në Tirana Bank.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 50 000 lekë në muaj për shlyerje të qirasë së Lokalit Bar – Bufe.

Djali, Zoti Kreshnik Selimi ka shpenzuar për blerje apartamenti banimi me sipërfaqe 79 m2. Vlera e apartamentit është 24 500 dollarë sipas Kontratës së Shit-Blerjes e datës 13.03.2002. Çmimi i blerjes është likuiduar pjesërisht me kredi.

Zoti Kreshnik Selimi ka shpenzuar 500 000 lekë për blerjen e një makine të tipit Volksëagen Polo.

Viti 2009

Të ardhura prej 1 021 946 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i deklaruesit.

Të ardhura prej 478 000 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i bashkëshortes.

Të ardhura prej 757 600 lekë të Zotit Kreshnik Selimi nga paga dhe shpërblimi vjetor.

Zoti Kushtrim Selimi ka përfituar 200 000 lekë të ardhura nga aktiviteti privat Bar – Bufe, i marrë me qira, aktivitet që është mbyllur në datë 30.10.2009.

Zonjusha Tanusha Selimi ka përfituar 751 920 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimi vjetor, për periudhën 01.02.2009 – 31.12.2009, në pozicionin e juristes.

Subjekti deklarues ka kursime cash në vlerën 400 000 lekë për vitin 2009.

Bashkëshortja ka shpenzuar 400 000 lekë për blerjen e një makine tip Peugeot.

Zoti Kreshnik Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2 i ndodhur ne rrugën Don Bosko ne Tiranë, i blerë sipas kontratës së datës 13.03.2002. Vlera e apartamentit është 24 500 dollarë, dhe është likuiduar pjesërisht me kredi.

Zoti Kushtrim Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2 i ndodhur në rrugën Don Bosko në Tiranë, i blerë sipas kontratës së datës 10.04.2008. Vlera e apartamentit është 50 000 euro, dhe është likuiduar pjesërisht me kredi.

Zoti Kushtrim Selimi ka shpenzuar 400 000 lekë për blerjen e një makine tip Land Rover.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 1 365 euro për shlyerje të kredisë së marrë gjatë vitit 2008 për blerje apartamenti banimi.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 50 000 lekë në muaj për qiranë lokalit Bar – Bufe, ku ka zhvilluar aktivitetin e tij privat.

Vajza e deklaruesit ( Tanusha Selimi) ka kursime në gjendjen cash në vlerën 100 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura prej 1 935 504 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i deklaruesit në pozicionin e gjyqtarit.

Të ardhura prej 514 000 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i bashkëshortes së deklaruesit.

Të ardhura prej 776 009 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i zotit Kreshnik Selimi.

Të ardhura prej 799 000 lekë nga paga e bashkëshortes së djalit, zotit Kreshnik Selimi.

Vajza e subjektit përfiton rreth 50 000 lekë të ardhura nga aktiviteti privat Zyrë juridike dhe Bar – Bufe, i cili është hapur në datë 12.02.2010 dhe është mbyllur në datë 11.05.2010. aktualisht vajza është e papunësuar.

Zoti Selimi deklaron kursime cash në gjendjen 400 000 lekë për 2010.

Makina e tipit Peugeot në pronësi të bashkëshortes me vlerë 400 000 lekë.

Zoti Kreshnik Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 24 500 dollarë, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 13.03.2002. Çmimi i blerjes pjesërisht është likuiduar përmes një kredie.

Zoti Kushtrim Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 50 000 euro, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 10.04.2008. apartamenti është blerë me kredi.

Zoti Kushtrim Selimi zotëron makinën tip Land Rover me vlere 400 000 lekë.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 2 390 euro për shlyerje te kredisë bankare të deklaruar më parë. Detyrimi i mbetur në datë 31.12.2010 është 27 000 euro principal plus interesa.

Zonjushë Tanusha Selimi ka kursime në gjendjen cash në vlerë 100 000 lekë për vitin 2010.

Zonjushë Tanusha Selimi ka paguar rreth 70 000 lekë për qira zyre dhe lokali.

Viti 2011

Të ardhura prej 757 600 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i zotit Kreshnik Selimi.

Të ardhura prej 216 000 lekë nga paga e nuses së djalit, zotit Kreshnik Selimi.

Te ardhura prej 256 000 lekë të pagës dhe shpërblimit vjetor të djalit Zotit Kushtrim Selimi për periudhën 25.03.2011 – 31.12.2011.

Të ardhura prej 105 000 lekë të pagës së bashkëshortes së Zotit Kushtrim Selimi, për periudhën 16.09.2011 – 31.12.2011.

Zoti Kushtrim Selimi ka përfituar 800 000 lekë të ardhura nga shitja e makinës tip Land Rover.

Gjendja e kursimeve cash është 300 000 lekë.

Bashkëshortja ka shpenzuar 400 000 lekë për blerjen e një makine të tipit Fiat Punto. Çmimi i blerjes u formua me të ardhura nga shitja e makinës tip Peugeot që ishte në pronësi të bashkëshortes.

Zoti Kreshnik Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 24 500 dollarë, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 13.03.2002. Çmimi i blerjes pjesërisht është likuiduar përmes një kredie.

Zoti Kreshnik Selimi ka shpenzuar 700 000 lekë për blerjen e e një makine tip Benz Mercedez.

Zoti Kreshnik Selimi ka marrë 550 000 lekë kredi për blerjen pjesërisht të makinës Benz Mercedez. Kredia është dhënë për një afat 3 vjeçar.

Zoti Kreshnik Selimi ka paguar 200 000 lekë interesa dhe principal për shlyerje kredie të marrë gjatë këtij viti, për blerje makinë.

Zoti Kushtrim Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 50 000 euro, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 10.04.2008. Apartamenti është blerë me kredi.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 2 400 euro për shlyerje te kredisë bankare të marrë për blerje apartamenti në vitin 2008.

Viti 2012

Të ardhura prej 1 000 000 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor të deklaruesit nga pozicioni i gjyqtarit.

Të ardhura prej 609 000 lekë të pagës dhe shpërblimi vjetor i bashkëshortes.

Zoti Kreshnik Selimi ka përfituar 668 000 lekë të ardhura nga paga vjetore plus shpërblimin vjetor dhe rrogës për veshmbathje.

Të ardhura prej 264 000 lekë nga paga e bashkëshortes së Zotit Kreshnik Selimi.

Të ardhura prej 453 000 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i zotit Kushtrim Selimi.

Të ardhura prej 384 000 lekë nga paga e bashkëshortes së Zotit Kushtrim Selimi.

Zoti Selimi deklaron kursime cash në vlerë 500 000 lekë nga ku 100 000 lekë ndodhen në një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes.

Bashkëshortja ka shpenzuar 3 000 euro për blerjen e një makine të llojit Benz Class.

Zonjushë Tanusha Selimi për vitin 2012 ka kursime cash në vlerën 100 000 lekë.

Vajza deklaron zotërimin e një makine tip Benz A Class. Makina ka vlerën 500 000 lekë dhe i është dhuruar nga daja.

Zoti Kreshnik Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 24 500 dollarë, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 13.03.2002. Çmimi i blerjes pjesërisht është likuiduar përmes një kredie.

Zoti Kreshnik Selim zotëron një makinë tip Benz që ka vlerën 700 000 lekë.

Zoti Kreshnik Selimi deklaron gjendjen cash prej 300 000 lekë e tepruar nga shuma e kredisë së marrë.

Zoti Kreshnik Selimi, në datë 24.08.2012 ka marrë 1 300 000 lekë kredi për rikonstruksion banese pranë Credins Bank. Kredia është dhënë me një afat 7 vjeçar, interes 7% bono thesari 3% dhe këst mujor 21 000 lekë. Brenda kësaj shume është shlyer kredia e parë në vlerë 380 000 lekë.

Zoti Kreshnik Selimi ka paguar 84 000 lekë për shlyerje të kredisë së marrë gjatë këtij viti për rikonstruksion e banesës.

Zoti Kushtrim Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 50 000 euro, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 10.04.2008. Apartamenti është blerë me kredi.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 2 400 euro për shlyerje të kredisë bankare të marrë për blerje apartamenti në vitin 2008.

Deklaruesi ka shpenzuar 6 000 euro për blerjen e një Makine të tipit BMË.

Viti 2013

Të ardhura prej 1 186 268 lekë nga paga e deklaruesit.

Të ardhura prej 636 216 lekë nga paga e bashkëshortes.

Të ardhura prej 453 000 lekë nga paga dhe shpërblimi vjetor i zotit Kushtrim Selimi.

Të ardhura prej 384 000 lekë nga paga e bashkëshortes së Zotit Kushtrim Selimi.

Gjendja e kursimeve cash për vitin 2013 është 300 000 lekë.

Vajza deklaron zotërimin e makinës tip Benz A Class me vlerë 500 000 lekë, dhuruar nga daja në vitin 2012.

Vajza deklaron gjendjen e kursimeve cash prej 130 000 lekë për vitin 2013.

Zoti Kushtrim Selimi zotëron apartamentin e banimit me sipërfaqe 79 m2, i ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Vlera e apartamentit është 50 000 euro, sipas kontratës së Shit-Blerjes së datës 10.04.2008. Apartamenti është blerë me kredi.

Zoti Kushtrim Selimi ka paguar 2 400 euro për shlyerje të kredisë bankare të marrë për blerje apartamenti në vitin 2008. Detyrimi i mbetur nuk mund të përcaktohet si vlerë sepse interesi është i ndryshueshëm ndër vite.

Viti 2014

Të ardhura prej 1 411 795 lekë nga paga e deklaruesit.

Të ardhura prej 634 001 lekë nga paga e bashkëshortes.

Të ardhura prej 54 000 lekë nga paga për muajin janar të Zotit Kushtrim Selimi.

Të ardhura të përfituara nga aktiviteti privat Bar – Kafe i bashkëshortes së zotit Kushtrim, zonja Jutbina Selimi .

Të ardhura prej 60 000 lekë të bashkëshortes se Kushtrimit, zonjës Jutbina Selimi për periudhën shtator – dhjetor 2014.

Subjekti deklarues ka përfituar 500 000 lekë nga shitja e makinës tip BMË, sipas kontratës së Shitjes e datës 15.04.2014.

Zoti Selimi për vitin 2014 deklaron kursimet cash në vlerën 600 000 lekë.

Zoti Kushtrim Selimi, ka regjistruar në Hipotekë dhe ka marrë titull pronësie në datën 27 janar 2014 për tokë bujqësore në Tropojë e ndarë në 1991 sipas ligjit 7501,. Toka bujqësore është e regjistruar sipas tre ngastrave me sipërfaqe përkatëse: a. 2500 m2 vendndodhja në Tropojë; b. 2400 m2 vendndodhja në Tropojë; c. 8000 m2 vendndodhja në Tropojë.

Zoti Kushtrim Selimi deklaron se ka shpenzuar 800 000 lekë për një shtesë kati (kati i 12.) mbi apartamentin ekzistues të deklaruar më parë, në Tiranë. Çmimi i kostos u mbulua nga shitja e makinës së subjektit deklarues dhe nga të ardhura familjare. Legalizimi i shtesës së katit është bërë në datë 27.11.2014 ndërsa aplikimi për regjistrim në ZVRPP Tiranë është kryer në Dhjetor 2014.

Zoti Kushtim Selimi deklaron shpenzimin e vlerës 2 100 000 lekë deri në fund të vitit 2014 për ndërtimin e karabinasë e paregjistruar në ZVRPP, por që është në ndërtim e sipër, sipas lejes së ndërtimit e datës 8.07.2014, lëshuar nga Komuna Tropojë. Destinacioni i ndërtimit do jetë Bar – Restorant – Hotel – Karburant, mbi sipërfaqen prej 1924 m2, sipërfaqe e dhënë në përdorim nga Komuna Tropojë për 10 vite, me vendim të datës 12.05.2014. burim për shpenzimet është një hua në vlerën 50 000 Paund Britanik, pa afat pa interes, me deklarim noterial datë 27 dhjetor 2014.

Zoti Kushtrim Selimi ka shpenzuar 200 000 lekë për blerjen e një sipërfaqe toke të llojit arë 500 m2, sipas certifikatës së ZVRPP Tropojë e lëshuar me datë 10 nëntor 2014.

Zoti Kushtrim Selimi disponon si lekë cash diferencën nga huaja në 50 000 paund anglez me pjesën tjetër të huasë që do të përdoren për përfundimin e objektit të deklaruar më sipër.

Zoti Kushtrim Selimi për vitin 2014, deklaron se ka paguar 130 000 lekë shpenzime për aktivitetin privat Bar- Kafe në emrin e bashkëshortes.

Subjekti deklarues bashkë me djalin ( Kushtrim Selimi) kanë paguar 2 072.16 euro për shlyerje të kredisë së marrë gjatë vitit 2008 për blerje apartamenti nga ana e djalit ,kredi në të cilën deklaruesi është bashkëdebitor.

Viti 2015

Të ardhura prej 1 434 360 lekë nga paga e deklaruesit në pozicionin e deklaruesit.

Të ardhura prej 609 605 lekë nga paga e bashkëshortes së deklaruesit.

Bashkëshortja ka përfituar 3 000 euro nga shitja e autovetures së tipit Mercedes Benz A 170 CDI.

Të ardhura prej 639 890 lekë nga puna e djalit, Zotit Kushtrim Selimi për periudhën 18.03.2015 – 31.12.2015.

Të ardhura prej 449 904 lekë nga puna e bashkëshortes së Zotit Kushtrim Selimi për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2015.

Gjendja e kursimeve cash për vitin 2015 është 450 000 lekë.

Bashkëshortja ka shpenzuar 2 500 euro për blerjen e një makine tip Mercedes Benz C 220 CDI. .

Zoti Kushtrim Selimi disponon 4 500 000 lekë cash pas diferencës së 50 000 paund anglez me shumën e përdorur për përfundimin e objektit të deklaruar më parë.

Subjekti deklarues ka paguar 1 411. 27 euro për shlyerje të kredisë afatgjatë të marrë pranë Tirana bank për blerje shtëpie, ku është bashkëkredimarrës me djalin Kushtrim Selimi.

Viti 2016

Të ardhura prej 1 434 360 lekë nga paga e deklaruesit në pozicionin e gjyqtarit.

Të ardhura prej 609 605 lekë të bashkëshortes nga paga e mësueses.

Zoti Kushtrim Selimi ka përfituar 792 000 lekë të ardhura nga paga si punonjës në shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të ardhura prej 44 000 lekë të bashkëshortes se zotit Kushtrim Selimi nga paga si juriste në Kapital Invest, për periudhën janar – shkurt 2016.

Të ardhura prej 525 087 lekë të bashkëshortes se zotit Kushtrim Selimi nga paga si juriste në Bankën Kombëtare Tregtare, për periudhën mars– dhjetor 2016.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë Tirana Bank në datë 31.12.2016 është 415 lekë.

Gjendja cash në datë 31.12.2016 është 1 000 000 lekë. shuma është e mbetur nga kredia e marrë në BKT nga djali Kushtrim Selimi, për punimet në objektin e deklaruar prej tij.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes pranë BKT në datë 31.12.2016 është 32 630 lekë.

Zoti Kushtrim Selimi deklaron shpenzime prej 9 447 913 lekë, për ndërtim të objektit me destinacion Bar – Restorant- Hotel me sipërfaqe shesh ndërtimi 90 m2, 3 kate mbi tokë; godina e karburantit me sipërfaqe 60 m2, një kat mbi tokë. Kjo sipërfaqe për ndërtim është marrë me qira sipas Kontratës së Qirasë dhënë nga ish-Komuna Tropojë (sot Njësi Administrative Tropojë) me datë 19.05.2014, sipas Vendimit të Këshillit të Komunës me datë 19.05.2014. Ndërtimi ka filluar në korrik 2014, në bazë të lejes së ndërtimit të datës 08.07.2014, i papërfunduar.

Gjendja në llogarinë e pagës së bashkëshortes së djalit, zonjës Jutbina Selimi, në datë 31.12.2016 është 9 373 lekë.

Zoti Kushtrim Selimi deklaron se në datë 27.09.2016 ka marrë 5 500 000 lekë kredi për investim në Objektin që po ndërton. Kredia është dhënë me një afat prej 15 vitesh, dhe me interes fiks 4.5 % i aplikuar për vitin e parë.

Zoti Kushtrim Selimi deklaron gjendje cash prej 1 400 000 lekë, shumë e mbetur nga kredia e marrë pranë BKT-së, për punime të objektit të deklaruar më sipër.

Zoti Hasan Selimi bashkë me të birin kanë paguar 1 475 euro për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për blerje shtëpie të marrë gjatë vitit 2008. Detyrimi i mbetur në datë 31.12.2016 është 19 764 euro./CNA.al

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: