LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata lë në "arrest shtëpie" 2 ish-deputetët e PS

7 Maj 2019, 09:28, Aktualitet CNA
Gjykata lë në "arrest shtëpie" 2 ish-deputetët e

Gjykata për Krime të Rënda ka lene sot ne fuqi masën ?arrest shtëpie? për ish-deputetët e PS-se Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Ky vendim është marrë në seancën e sotme, ndërkohë që jashte sallës në një deklaratë për mediat, ish deputeti Arben Ndoka e ka quajtur të padrejtë vendimin, duke thënë se ai nuk është i perfshirë në asnjë rast për falsifikimin e pronave.

Arben Ndoka, ka thënë se në lidhje me sekuestrimin e pronave nuk ka asgjë të vërtetë, “nuk kam asnjë metër truall nga ato që më janë sekuestruar”.

Ai tha gjithashtu se kërkon përgjimet e telefonit të tij pasi,sipas tij, nuk kam asnjë kontakt me personat e akuzuar dhe se nuk është i përfshirë në asnjë grup që tjetërson pronat.

Arrestimi im pjesë e një skenari të Prokurorisë, e cila nuk dihet se lojën e kujt bën, – ka shtuar ndër të tjera Ndoka.  

?Përgjimet dalin nga motra ime, numri i së cilës duhet të ketë qenë në përgjim, ose vëllai im. I kam kërkuar përmes avokatëve, prokurorisë, të më vihen në dispozicion përgjimet. Kërkojë që të bëhen publike përgjimet dhe të tregojnë realitetin tim jo atë për të cilin unë akuzohem sot?- ka thënë ai, duke akuzuar prokurorinë, e cila sipas tij ?nuk dihet se lojën e kujt po luan?./CNA.al

Lajmet e fundit nga