Dështon FMN, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje) – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dështon FMN, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje)

Publikuar

-

Nga Dritan Shano

-Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 vjet më parë kur shqetësimi kryesor i FMN, atëherë në Shtator të 2013, ishte reduktimi i detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit.

Në 6 vjet të gjithë ata që janë marrë me këtë punë, Qeveri dhe donatorë, i ngjajnë atij qenit që ndjek bishtin, por nuk ja arrin ta kapë.

Zvogëlimi dhe eliminimi i këtyre detyrimeve ndaj biznesit ishte pjesë e rëndësishme e retorikës së FMN që parapriu dhe justifikoi mbështetjen e paprecedent të qeverisë Rama 1 me 300 milionë EUR – një mbështetje e tillë nuk ishte dhënë kurrë më parë që kur Shqipëria u bë anëtare e FMN në vitin 1992, dhe vinte pas një periudhe kur prezenca e FMN në Shqipëri ishte reduktuar vetëm në Modalitet Survejimi (Surveillance Mode) – një nga instrumentet qe përdoren kur vendi ka arritur stabilitet te parametrave makroekonomikë.

Banka Botërore e mbështeti dhe ajo reduktimin e detyrimeve të prapambetura me një Hua Politikash Zhvillimi (Development Policy Loan) me rreth 120 milionë USD në vitin 2014 – synimi ishte për të reduktuar dobësitë e sistemit te financave publike. Këtu nuk përmendim mbështetjen e IPS-2 (Sistemin e Integruar të Planifikimit) nga BB, EU dhe donatorë të tjerë dhe as AFMISwra, AGFISwra dhe DMFASwra që do bënin çudira dhe magjira në menaxhimin e financave publike dhe të borxhit publik shqiptar.

Diskursi publik dhe politik i Qeverisë 2013-2017 ishte ulërima deri në qiell për kasaphanën e madhe të financave publike të bërë nga Qeveritë e mëparshme dhe përbetimi i saj se kjo punë do merrte fund nga dora e Rilindjes. Për këtë bëri dhe një strategji me ndihmën e Deloitte.

Kjo ulërimë vazhdon edhe tani, por tashmë është e qartë se bëhet për të mbuluar gjurmët. Detyrimet e prapambetura prej 300 milionë EUR (por unë them se janë më shumë, të fshehura nëpër korridoret e gjykatave) tashmë janë shtrirë në mënyrë kapilare nga Qeveria tek Bashkitë, si për të thënë që retë e zeza mbi financat shqiptare janë shtrirë nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në çdo cep të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Rudina Hajdarit/ Qeveria po punon për shkatërrimin e imazhit të vendit

Nëse mund të themi se mbështetja që FMN, BB dhe donatorë të tjerë ka dështuar në mirëbesim që të krijojë financa më të shëndetshme publike, duke eliminuar detyrimet e prapambetura, kjo nuk mund të thuhet për Rilindjen. Qeveritë e saj asnjëherë nuk kanë dashur të reduktojnë detyrimet e prapambetura, por thjesht të kontrollojnë fluksin e parasë publike si elementi kryesor i pushtetit të tyre politik.

Siç kanë bërë me prokurimet publike, PPP dhe ligjet e investimeve strategjike dhe ato të posaçme, apo dhe me Korporatën e Investimeve. Qëllimi i Rilindjes nuk ka qenë shëndoshja e financave publike por kontrolli politik i çdo qindarke; ruajtja me vendosmëri e aftësisë për të vendosur kush do i marrë lekët i pari ndër mbështetësit e vet politikë, dhe kujt do ja vonojnë sa të mundin që t’i prishin punë, e pse jo ta falimentojnë.

Kjo sjellje e paramenduar, eliminon konkurrencën e lirë e të ndershme, shkatërron klimën e biznesit dhe e bën Qeverinë komandante supreme të ekonomisë së tregut. Për këtë arsye, ekonomia shqiptare nuk mund të kualifikohet si një ekonomi tregu funksionale, kusht sine qua non për integrimin europian – pra dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nuk di të them nëse FMN ja ka hequr fishën kësaj qeverie, por ajo, 2 vjet pasi ka mbyllur programin e vet, si me delikatesë, si larg e larg, ka filluar të shqetësohet nëse do arrijë t’i marrë mbrapsht Eurot e veta.

Aktualitet

Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit

Publikuar

-

By

Me vendimin numër 62 që mban datën 3 Tetor 2018, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga  Genta Tafa (Bungo) kryesuese, Suela Zhegu anëtare dhe Pamela Qirko Relatore, vendosi që të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Aadministrtaive të Apelit, Tiranë Artur Malaj.

Por vetëm dy muaj vonë, referuar një rekomandimi të ONM, Komisioneri Publik, ankimoi vendimin e KPK -së për Malajn.

Shkak për këtë ankimim, është bërë pasuria.

Në fakt, për pasuri të dyshimtë kishte vënë alarmin edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Por, KPK, pavarësisht fakteve që ka ofruar DSIK e ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Malaj.

Nuk është hera e parë që KPK përfshihet në skandal dhe konfirmon në detyrë subjekte me pasuri të dyshimtë, apo me lidhje kriminale.

CNA.al ka siguruar ekskluzivisht, raportin me numër 4857,  të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Në raportin e DSIK thuhet se Malaj në kohën që ka drejtuar Gjykatën e Vlorës, ka dhënë vendime gjyqësore, kundrejt shprëblimeve në euro dhe para.

Gjithashtu ai ka shfrytëzuar detyrën që ka pasur për të përfituar pasuri të patundshme.

Gjatë periudhës, që Malaj ushtronte detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet se ka ulur dënimin për shtetasin A.Z., kundrejt një shume eurosh.

Gjithashtu Malaj rezulton se ka ulur dënimin nga burg me gjobë, kundrejt një shume lekësh dhënë ng ai akuzuari nga i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni, z. D. L. Çështja është gjykuar nga Artur Malaj pa short.

Po, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodina Gjyzaj, gjyqtare pranë gjykatës së Vlorës. Zonja në fjalë ka marrë pa short çështjen civile  nr.402 datë 17.07.1997 dhe dyshohet të ketë zvarritur gjykimin.

Gjyqtarja Klodiana Gjyzaj, në dhënien e vendimit civil me nr 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Vlorës Artur Malaj jep në pronësi, me parashkrim fitues një pronë publike në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil është ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i Artur Malajt.

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përdorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një pronë, (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës.

Pas verifikimeve të kryera në vazhdimësi nga institucionet verifikuese rezulton gjithashtu se shumat monetare që Malaj kërkonte për favoret gjyqësore dorëzoheshin disa ditë përpara se të jepeshin vendimet përfundimtare gjyqësore, me qëllim favorizimin e tyre.

Shumat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar  në fushën e ndërtimit në emër të personave të tretë.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Rudina Hajdarit/ Qeveria po punon për shkatërrimin e imazhit të vendit

“Në konfirmim të konstatimit për papërshtatshmëri në vijimin e ushtrimit të detyrës për subjektin e rivlerësimit Z. Artur Malaj, gjykojmë të merren parasysh elementët që evidentojnë përfshirjen e tij në veprimtari korruptive, pasi në frymën kundër — korrupsion të ligjit 84/2016, vlerësohet se integriteti profesional është përcaktues për pastërtinë e flgurës së subjekteve të rivlerësimit”, i sugjeron DSIK, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas DSIK, situata pasqyron korrupsionin sistematik në vetë sistemin e drejtësisë, ku në rastin në fjalë përfshihen në veprime korruptive dy gjyqtarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkelje të detyrës dhe nëpërmjet personave të tretë. Kjo veprimtari e paligjshme i përmbahet përcaktimit të pikës 8 të nenit 3 të ligjit 84/2016, ku perfshihen veprat penale të nenit 75/a të Kodit të Procedures Penale i organizuar, trafilcimi dhe korrupsioni”.

Informacionet që disponohen në ngarkim të Z. Artur Hamdi Malaj për veprimtari korruptive, evidentojnë rrethanat e konstatimit të faktit se ekziston kontakt i papërshtatshëm, sipas përcaktimit të pikës 6, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, në formën e talcimit të qëllimshëm, në papajtueshmëri të plotë me ushtrimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit.

“Në këndvështrimin e përgjithshërn të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për atë vetë si funksionar publik, apo për persona të lidhur me të, duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, vlerësojmë se cënohet pastërtia e figurës së subjektit në fjalë dhe shkalla e besueslunërisë së tij.

Në përfundim vlerësohet se, veprimtaria korruptive e subjektit të rivlerësimit cënon drejtpërdrejt pastërtinë e figurës, çfarë përmbush plotësisht përcaktimin e germës c të nenit 37, të ligjit 84/2016, ku z. Artur Malaj vlerësobet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale

Grupi i Punës konfirmon konstatimin pir papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivIerësimit Z. Artur Hamdi Malaj”, thuhet në raportin e DSIK.

Aktualisht çështja e Malajt është në Kolegjin e Posaçësm të Apelimit, por data e seancës nuk është caktuar ende.

Trupi gjykues i KPA që do të hetojë Malajn përbëhet, kryesuesja Rezarta Schuetz, relatori Sokol Çomo dhe anëtarët, Ina Rama, Natasha Mulaj e Ardian Hajdari./CNA.al

Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri

 

“Çmendi” me pasurinë/ Gjyqtari milioner “kapet” nga ndërkombëtarët

 

Vettingu/ Gjyqtari Artur Malaj konfirmohet në detyrë

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akademia e Shkencave/ Spaho: Politika po uzurpon institucionet publike

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho foli sot lidhur me Akadaminë e Shkencave dhe krimin politik, që sipas tij, po i bëhet këtij institucioni.

“Në shqipëri nuk ka demokraci.  Pushteti politik kërkon që të sundoj elitën. Politika po bën një uzurpim ilegjitim të institucionit publik duke iu imponuar anëtarëve të akademisë dhe intelektualëve.” tha Spaho ndër të tjera.

Spaho iu referua kryeministrit e Edi Rama duke e quajtur mashtrues dhe kundër frymës europiane.

LEXO EDHE:  Raporti për drogën/ Reagon Berisha: Ja si është instaluar narkoshteti

“Manipulimi dhe krimi na simbolizojnë emergjencën demokratike me të cilën  përballet vendi ynë, manipulimi i shkencës dhe të vërtetës intelektuale.

Iu bëj thirrje të gjithë intelektualëve të bëhen pjesë e lëvizjes së pandashme për votën e lirë.” tha Spaho ndërsa u bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme të gjithë atyre që janë prekur nga krimi politik. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Soreca apel palëve politike

Publikuar

-

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka dhënë sot mesazhin se Reforma në Drejtësi është zbatuar në përputhje me Kushtetutën.

Soreca ndër të tjera theksoi de Reforma në Drejtësi duhet të bashkojë politikën dhe jo ta ndajë atë.

U zhvillua sot një aktivitet i Institutit për Studime Poblike dhe Ligjore, për të prezantuar dokumentin metodologjik “Monitorimi i Integritetit Gjyqësor”. Gjatë prezantimit të këtij takimi aktiviteti ishte edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila foli për rëndësinë e dokumentit në fjalë dhe për Reformës në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesorë, psai janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyc sot është që t’u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të të tij ‘një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve’.

BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë. Kjo do të jetë një fushë kyce për mbështetjen tonë duke  menduar krerët 23 dhe 24 për integrimin. Shoqëria Civile është pjesë kyce e imunitetit të trupës gjyqësore. Sistemi do të duhet që të mbrohet, kjo punë na përket të gjithëve ne.

Cdo qytetar të refuzojë që të japë apo marrë ryshfet. Shumica e shqiptarëve janë për reformën dhe duan të shihin rezultatet. Është arritur një përparim i madh përsa i përket integritetit si në vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin, reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme, të gjitha institucionet shqiptare duhet ta mbështesin atë.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Rudina Hajdarit/ Qeveria po punon për shkatërrimin e imazhit të vendit

KE do të publikojë pas pak ditësh raportin e progresit, do të shikojmë atë që është bërë dhe atë që duhet bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin. Ne nuk duhet të harrojmë cmimin dhe koston që paguhet dhe do të kishim paguar pa këtë reformë. Reforma në drejtësi dhe integrimi ështëpërparësi për cdo politikan, arsyeja për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë” tha ambasadori i BE-së.” tha Soreca për mediat.

Ministrja Gjonaj falenderoi partnerët ndërkombëtar si një mbështetje e domosdoshme pa të cilën nuk do të mund ta çonim përpara këtë proces tha ajo.

“Velrësoj rolin e partnerëve ndërkombëtar në këtë proces, dhe rolin e shoqërisë civile në vlerëimin dhe monitorimin e këtij procesi kaq me rëndësi për vendin tonë.

Ky dokumet i shërben edhe Ministrisë që unë drejtoj, dhe Ministria e Drejtësisë nxit dhe monitoron çdo proces që lidhet me Reformën në Drejtësi.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi për shqipërinë është me rëndëri historike.

Duhet të bashkohemi dhe jo të ndahemi për ti dhënë shqipërisë rëndësinë që meriton”

Ndër të tjera Gjonaj tha se ka ndihmuar shumë edhe shoqëria civile në vëzhgimin dhe monitorimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin tonë.

Gjonaj e përfundoi fjalën e saj duke thënë se vetëm të bashkuar mund të arrijmë rezultatet e duhura në procesin e vettingut dhe Reformën në Drejtësi prandaj bëri thirrje për të largaur konfliktet, duke iu referuar krizës politike aktuale në vendin tonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
maqedoni e veriut, papa francesku
Maqedoni e Veriut/ Papa përulet me nderim para Nënë Terezës

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ka takuar kreun e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe...

Close