Connect with Us

Anketa Kombëtare/ 80 % e të rinjve në Shqipëri shohin papunësinë si problemin kryesor 

Aktualitet

Anketa Kombëtare/ 80 % e të rinjve në Shqipëri shohin papunësinë si problemin kryesor 

Publikuar

-

Anketa Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, e prezantuar në Samitin e 1-rë Kombëtar të të Rinjve, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri, sjell një realitet të zymtë përsa i përket problematikave të të rinjve në vend. Anketa që vjen përpara Qershorit 2019, sjell fakte për të cilat duhet të reflektojnë edhe partitë politike por edhe kandidatët e të zgjedhurit vendorë.

Në Anketën Kombëtare, të rinjtë në Shqipëri, janë shprehur në masën më të madhe, rreth 89 %, se nuk gjejnë ambient miqësor, apo disi, në të gjitha bashkitë e qyteteve, jo vetëm për të adresuar problematikat e tyre por edhe për zgjidhje. Ato shprehin një nivel të ulët të besueshmërisë që kanë ndaj institucioneve lokale, pasi në nivel kombëtar rezulton se rreth 57 % e të rinjve e vlerësojnë punën e bashkive zero përsa i përket çështjeve dhe të drejtave të të rinjve.

Të dhënat sjellin shifrat se rreth 80 % e të rinjve në Shqipëri vuajnë papunësinë, ndërsa problematika tjetër shihet ajo e varfërisë me rreth 55 % të tyre.

Një fokus kryesor në Anketë zë edhe besueshmëria e të rinjve në të gjitha partitë politike dhe dëshira e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019.

Rreth 62 % e të rinjve janë shprehur se nuk besojnë fare tek asnjë grupim politik, për të trajtuar problemet dhe për të bashkëpunuar me të rinjtë.

Mbi 50 % e të rinjve nuk do të votojnë në zgjedhjet vendore të 2019, pasi ato nuk kanë besim tek asnjë parti dhe program politik, si dhe asnjëra prej tyre nuk iu ngjall më shpresë për ndryshim duke i detyruar që të rinjtë të largohen nga Shqipëria. Gjithashtu rreth 84 % e të rinjve shprehen se partitë politike janë aspak apo shumë pak të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve në vend, duke u shprehur se partitë politike vetëm në 35 % të rasteve konsultohen me të rinjtë në fushata elektorale.

Të pyetur në Anketën Kombëtare se cili institucion është përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të tyre, në nivel lokal ata kanë përcaktuar bashkitë si dhe në nivel kombëtar ata kanë bërë përgjegjëse Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Buxheti i rinisë, ka zënë një tjetër hapësirë në Anketën Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”. Rreth 73 % e të rinjve, thonë se buxheti i rinisë në bashkitë e tyre është i pamjaftueshëm për zgjidhjen e problematikave të tyre.

LEXO EDHE:  Dita e Rinisë/ Kryemadhi: Edhe sot sytë janë tek rinia

Ndërkohë që Buxheti i Shtetit për të rinjtë deri më tani vlerësohet me pamjaftueshmëri në masën 65 % të tyre.

Anketa Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019” është përgatitur nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN, Child and Youth Policy Hub, CRCA/ECPAT Shqipëri, me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri – ACE.

Qëllimi kryesor i kësaj ankete ishte evidentimi i problemeve të të rinjve në të gjithë Shqipërinë, duke u fokusuar si në çështjet vendore ashtu edhe ato kombëtare përfshirë edhe rolin e partive politike në zgjedhje. Anketa pati për qëllim edhe konsultimin me të rinjtë anë e mbanë Shqipërisë për zgjidhjet që ata mendojnë. Ajo u realizua përmes një metodologjie mikse duke zhvilluar takime konsultuese në të 12 qaqet e Shqipërisë si dhe përmes një plotësimi online të një pyetësori, ku u përfshinë në total 1210 të rinj dhe të reja.

Anketa Kombëtare do të shërbejë si një bazë e mirë të dhënash për të mbështetur prioritetet e Axhendës Kombëtare të të Rinjve 2019 -2025. Si dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë dhe politikat vendore për ta në çdo bashki të vendit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Raporti i Barometrit të Ballkanit/ Basha: Shqiptarët duan të ikin, vendi i pajetueshëm

LEXO EDHE:  Foto/ Nuk do ta besoni sa vjeç janë këta njerëz

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Foto/ Nuk do ta besoni sa vjeç janë këta njerëz

LEXO EDHE:  Peleshi me të rinjtë e Diasporës/ Investoni dijet tuaja në Shqipëri

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: