Connect with Us

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kryetari i VMRO-DPMNE-së hedh akuza të forta

Aktualitet

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kryetari i VMRO-DPMNE-së hedh akuza të forta

Publikuar

-

Stevo Pendarovski, dhe do të jetë president i ri i Maqedonisë së Veriut, pasi ka fituar në zgjedhjet e së dielës, përballë Gordana Siljanovska-Davkova, me një epërsi prej rreth 6 për qind të votave.

Por, ndërkohë që Siljanovska, nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna ishin të sakta, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki ka hedhur akuza të forta.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki, deklaroi se zgjedhjet u manipuluan. Sipas tij Gordana Siljanovska humbi  si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.

“Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskit Stevo. Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar”, tha  Mickosk.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hapja e listave në të mirë të vendit”/ Rama: Nuk ia ndalojmë koalicionet opozitës

Publikuar

-

Nga

"Hapja e listave në të mirë të vendit"/ Rama: Nuk ia ndalojmë koalicionet opozitës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak minuta pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili doli kundër ndryshimeve kushtetuese dhe tha se vetëm 82 deputetë janë legjitimë në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se do të zbatojë çdo pikë të marrëveshjes së arritur më 5 qershor, ndonëse e paralajmëron sërish opozitën se sharjet dhe fyerjet rrezikojnë këtë marrëveshje.

Kreu i qeverisë i thotë Metës se Parlamenti është sovran dhe vendos vetë, ndërsa ironizon duke theksuar se askush nuk do t’i ndalojë koalicionet parazgjedhore.

“Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë…

LEXO EDHE:  Krijimi i politikave/ Ankesa e të rinjve

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut, votime të rëndësishme në kohë pandemie

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tit Vasili jep ultimatumin/ Harrojeni se do vidhni zgjedhjet, votoni dokumentin e 5 qershorit

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje parlamentit të votojë një orë e më parë marrëveshjen e 5 qershorit, të dakordësuar në prani edhe të ndërkombëtarëve. Në një status në FB, Vasili dekalron se lëvizjet e fundit për ndryshime kushtetuese nuk do të kenë fryt. Ai nxjerr edhe dokumentin e 5 qershorit të firmosur nga palët.

“Boll u perdrodhët!!(Dokumenti). Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja. Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman. Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.

LEXO EDHE:  Zgjedhje në qershor? Rama: Të mos vihet në diskutim nga askush

LEXO EDHE:  Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline. Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine. Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′. E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht. Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto)”, shkruan Vasili. /CNA.al

Marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar nga palët për Reformën Zgjedhore

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betohet para Metës anëtarja më e re e SPAK, Manjola Kajana

Publikuar

-

Nga

Betohet para Metës anëtarja më e re e SPAK, Manjola Kajana

Betohet në Presidencë anëtarja më e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Manjola Kajana.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua para Presidentit të Ilir Meta.

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha Kajana.

LEXO EDHE:  Skandal/ Zbulohet si Rama po përgatit blerjen e votave  

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut, votime të rëndësishme në kohë pandemie

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE