Connect with Us

Zbulohen kandidatët e PS për bashkitë kryesore/ Kush janë të besuarit e Ramës

Aktualitet

Zbulohen kandidatët e PS për bashkitë kryesore/ Kush janë të besuarit e Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ndërkohë që rreth një muaj e gjysëm na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, PS duket se ka zyrtarizuar tashmë shumicën e kandidatëve për kryebashkiakë.

CNA.al sjell disa nga kandidatët e konfirmuar nga PS në bashkitë kryesore në vend.

Kështu, në Tiranë, Rama i ka besuar rikandidimin për një tjetër mandat, kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj.

Në Durrës, moskandidimi i Dakos duket një histori e mbyllur, dhe PS po shkon drejt kandidimit të Spartak Kovaçit.

Elbasan, Qazim Sejdini nuk do të kandidojë për një mandat të katërt, por kandidati i PS-së, do të jetë Gledian Llatja, emër ky i konfirmuar nga kryeministri Rama.

Gjatë një takimi në Elbasan, me 27 prill 2019, Rama rikthesoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, Rama tha se Gledian Llatja do të jetë kandidati i PS.

Një tjetër bashki e rëndësishme është edhe ajo e Vlorës, ku Rama do të rikandidojë Dritan Lelin.

Korçë, PS do t’i besojë garën për një tjetër mandat Sotiraq Filos, ndërsa kandidati për kryebashkiak i Maliqit pritet të vendoset ditën e Mërkurë, pas mbledhjes se kryesisë së PS-së. Dhe në rast se largohen kandidatët me tre mandate, pritet të jete kandidat Arjan Jaupllari.

Pogradec, PS ka vendosur që të garojë deputetin Ilir Xhakolli.

Kolonjë, PS pritet të kandidojë aktorin e humorit Erion Isai.

Kukës, bashki e cila njihet si një bastion i së djathtës, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Safet Gjicin, presidentin e Kukësit për kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë e këtij qyteti për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa për bashkinë e Lezhës, PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun.

Fier, kryebashkiaku Subashi mori konfirmimin në garën për një tjetër mandat.

Në bashkinë e Prrenjasit, me 20 prill 2019, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar Nuri Belbën si kandidat të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Për Bashkinë e Krujës, do rikandidojë kreu aktual Artur Bushi.

Në bashkinë e Beratit, PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu.

Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema.

Pukë, kandidati i PS për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit  është kryebashkiaku aktual Gjon Gjonaj./ CNA.al

Aktualitet

“Na shkon shumë shtrenjtë”/ 21 fëmijë, familja më e madhe në Britani tregon shpenzimet luksoze

Publikuar

-

Ata u bënë të famshëm në fillim të vitit 2008, ku çifti Noel Radford dhe Sue nga Lancashire, treguan se kishin vetëm 13 fëmijë.

Por Sue ka sjellë në jetë edhe 8 fëmijë të tjerë, ku më i madhi është Chris, 30-vjeç dhe më i vogli është Bonnie, 18-muajsh.

Duke folur për jetën e tyre të përditshme, prindërit e 21 fëmijëve treguan se një ‘xhiro’ për në kinema u kushton të paktën 100 paund.

Duke folur për FEMAIL, nëna u shpreh:

“Ne na pëlqen që të shkojmë në kinema, sidomos për pushime kur fëmijët nisin të mërziten, bie shi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë. Por, ama mund të na shkojë më shumë se 10 paund për person dhe shkon shumë shtrenjtë.”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti, akuza të renda Parlamentit/ Rekord në shkeljen flagrante të Kushtetutës

Publikuar

-

Nga

E ftuari special i emisionit “Tempora” të mbrëmjes së sotme është presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet nën hetim administrativ, me procedura shkarkimi, nga një Komision parlamentar.

I pyetur lidhur me këtë nismë të maxhorancës parlamentare Presidenti lëshoi akuza të renda ndaj përfaqësuesve të Paramentit, të cilit i vlerësoi si shkelës flagrantë të Kushtetutës.

“Hetimin nga parlamenti e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ai nuk donte të martohej me Meghan”/ Zbulohen “sekretet” e Princit Harry, ja femra e tij ideale

Publikuar

-

Dukesha e Sussex dhe ish aktorja e Hollywood, Meghan Markle që pas martesës me princ Harryn ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Mediat britanike kanë shkruar se princ Harry ka qenë i dashuruar me motrën e kunatës së tij, Pippa Middelton.

Po ashtu thuhet se Meghan Markle ka qenë vetëm një zgjidhje emergjente për të zëvendësuar Pippa-n.

Pippa dhe Meghan kanë një ngjashmëri të madhe. Ndaj thuhet se Harry gjeti kopjen e saj tek Meghan.

Kujtojmë këtu se edhe më herët është aluduar se princ Harry dhe Pippa Middleton kanë pasur një lidhje.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë, pas martesës së princit William me Kate ku Harry dhe Pippa dukeshin si një çift perfekt.

 

LEXO TE PLOTE