LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Rumuni rreh shqiptarin dhe i shkatërron biznesin

6 Maj 2019, 07:23, Aktualitet CNA
Video-Rumuni rreh shqiptarin dhe i shkatërron biznesin

Një 32-vjeçar shqiptar është përfshirë në konflikt me një shtetas rumun në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka nisur pasi shtetasi rumun fillimisht ishte nxjerrë nga lokali  në pronësi të shqiptarit, për shkak se ishte dehur dhe kishte filluar të bënte rrëmujë.

Në shenjë hakmarrje rumuni i identifikuar si, Constantin Capraru 39-vjeç është kthyer i armatosur dhe me një shufër hekuri në dorë ka rrahur shqiptarin dhe më pas i ka shkatërruar lokalin.
Pas sulmit 32- vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore sipas doktorëve paraqitet e stabilizuar.

Sikurse shikohet në videon e publikuar nga mediat italiane, rumuni ka shkatërruar çdo gjë që i del para.

Lajmet e fundit nga