Vetingu për policët/ Vasili: Një vegël në duart e Rilindjes për ta kthyer policinë antipopull
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka rea...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, mblodhi të hënën përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të të zhdukurve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura për të diskutuar një nismë për të kërkuar krijimin një gjykate ndërkombëtare për të dënuar krimet e Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Ai tha se nuk do të mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon pa pranimin e fajësisë nga ana e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.
Autoritetet në Kosovë janë vënë në përpjekje për të miratuar ligje dhe rezoluta për të dënuar krimet e Serbisë në Kosovë, por edhe dënimin e atyre që i mohojnë ato.
Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se Kosova ka marr të gjitha detyrimet mbi vete për të gjykuar krimet e luftës dhe se sipas tij e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Serbinë.
?Po flasim për një gjykatë ndërkombëtare për krimet e shtetit serb, të paanshme dhe të domosdoshme. Një gjykatë ndërkombëtare e cila do të gjykojë dhe dënoj krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Këto krime që arrijnë përmasat e gjenocidit, janë qindra masakra të kryera nga shteti serb, janë dhjetëra mijëra civilë të vrarë në mesin e tyre fëmijë dhe gra, janë mijëra femra të dhunuara dhe një milion shqiptarë të përndjekur nga Kosova dhe një përndjekje të ngjashme me Holokaustin e Hebrenjve?,tha zoti Veseli duke nënvizuar se edhe njëzet vjet që nga përfundimi i luftës nuk është vënë drejtësia.
?Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë për masakrat e Serbisë në Kosovë. Po ashtu drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar krejtësisht. Për fat të keq edhe ne vet si Kosovë nuk kemi bërë sa duhet për dokumentimin e të dhënave dhe dëshmive. Deri më tash për krimet e luftës në Kosovë janë vënë 189 vjet (burgim) për shqiptarët ndërsa vetëm 29 vjet dënime për serbët. Kush ka qenë agresori këtu??,tha zoti Veseli, i cili tashme disa ditë ka filluar takime e diskutime rreth kësaj çështjeje.
Ai bëri thirrje për aktivizimin e të gjitha mekanizmave të shtetit për të dokumentuar krimet e Serbisë në mënyrë që të shpallen fajtorët.
Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri. tha se me Kodin e ri Penal krimet e luftës do të mund të gjykohen edhe pa praninë e kryesve të tyre.
Muajin e kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një mocion për krijimin e një komisioni të veçantë për, siç thuhet, dënimin e krimeve të luftës dhe gjenocidin e ushtruar nga shteti serb ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë.
Komisioni që do të ketë për detyrë propozimin e nismave ligjore për të dënuar krimet e luftës, pasoi deklaratat e zyrtarëve serb të përfshirë në institucionet e Kosovës dhe autoriteteve të Beogradit që mohojnë krimet e luftës.
Qeveria e Kosovës hodhi nismën për hartimin e një ligji në bazë të të cilit do të dënohen të gjithë ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar ndalimin e hyrjes në Kosovë dhe t’i shpallë të padëshirueshëm të gjithë zyrtarët serbë, që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.
Kosova po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse çdo ditë shënohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, për fatin e 1 mijë e 600 prej të cilëve, ende nuk dihet asgjë.
Por derisa institucionet e Kosovës e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e vendit. Zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si ?viktimë të agresionit të NATO-s?.
Njëzet vjet më pas, Kosova dhe Serbia ndodhen në një proces aktualisht të pezulluar bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Por, tensionet ndërmjet të dyja vendeve mbeten të larta./VOA
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka rea...
Astrologia e njohur Meri Shehu jep parashikimin javor për të...
Me qindra qytetarë i janë bashkuar Partisë Demokratike gjatë...
Këngëtarja me famë botërore Adele ka lënë pa fjalë të gjithë...
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në k...
Që në çastin që Princi dhe Dukesha kanë thënë se janë në pri...
Pas 8 vitesh përvojë në Shqipëri dhe rajon, Jumbo, një ndër ...
Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, foli rreth protestave...
Të gjithë e mbajmë mend djalin bukurosh që mori pjesë disa v...
Sot filloi muaji i shenjtë i Ramazanit dhe shumë VIP-a shqip...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur mbi ngjarje...
Me 28 janar 2019, Ministrja e Energjitikës dhe Infrastruktur...
Ditën e djeshme modelja Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgaha...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotmr, në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një mesazh, k...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, nën drejtimin e z....
Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë sot masën e sigurisë “ar...
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion n...
Pas përvojës së viteve të kaluara, Maqedonia e Veriut ka nev...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...