LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria ushqimore/ Rama qetëson shqiptarët

6 Maj 2019, 10:22, Aktualitet CNA
Siguria ushqimore/ Rama qetëson shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot një tryezë diskutimi për sigurinë ushqimore dhe ndryshime në Kodin Penal.

Rama ka thënë se “asnjë kamion i transporuar jashtë vendit nuk është reklamuar”, pra nuk ka patur ankesa lidhur me cilësinë e produkteve që transportojmë jashtë vendit.

“Është e pavërtetë që produktet shqiptare nuk janë cilësore”, u shpreh Rama, por dihet që ka produkte të pa kontrolluara që dëmtojnë konsumatorin siç janë shishet e qumshtit me shishe plastike që shiten në rrugë. Për këtët të fundit duhet të kontribuojmë të gjithë tha Kryeministri , duke i denoncuar këto raste.

?Eksportuesit kanë dërguar në BE 300 mijë ton ushqime dhe nuk kanë marrë asnjë kamion mbrapsht. Këta eksportues e kanë bërë Shqipërinë një vend të dëshuaruar për ata jashtë. Sikur Shqipëria të kishte sot një organizim, siç kanë nisur organzimet në vitet e fundit eksportet do ishin dhe më shumë. Është fakt i patundshëm, asnjë kamion nuk është reklamuar për qejf nga vendet e BE. Do ishte e padrejtë që ne të mbulojmë problemet dhe rreziqet reale që të rrezikojnë jetë nga produkte të pacertifuikuara. Në këtë përpjekje janë shumë faktor kundër.

Është shumë e lehtë të sensibilizohesh, kur inspektorët nuk lejojnë dikë që të shesë në rrugë, thonë që i heqin bukën e gojës. Por gjithë kjo sa bëhet në emër të shëndetit, aty ku hapësirat janë të standardizuara dhe siguria është maksimale?, u shpreh Rama.

Lajmet e fundit nga