LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen cisterna, 55 të vdekur në Nigeri

6 Maj 2019, 14:28, Aktualitet CNA
Shpërthen cisterna, 55 të vdekur në Nigeri

Një ngjarje e  rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Nigerit, Niamej,  ku 55 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një cisterne të përmbysur.

Turmat e njerëzve ishin mbledhur për të marrë karburantet që derdheshin, thanë autoritetet dhe dëshmitarët. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Nigerit tha se 55 njerëz u vranë dhe 36 u plagosën.

Cisterna ishte përmbysur në hekurudhat e trenit.

Nigeri, vend i varfër i Afrikës Perëndimore, po përpiqet të luftojë kontrabandën me karburante nga Nigeria fqinje, e cila është prodhuese e madhe e naftës./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga