LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Platforma “Ambasada Ime”/ Cakaj: Do të bëjmë de-burokratizimin e ambasadave shqiptare në botë

6 Maj 2019, 18:02, Aktualitet CNA
Platforma “Ambasada Ime”/ Cakaj: Do të bëjmë

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka prezantuar platformën online ?Ambasada ime?.

Ai theksoi se kjo platformë do të shërbejë për de-burokratizimin e ambasadave dhe konsullatave shqiptare në botë.

“Kjo platformë nuk është vetëm kthesë në dixhitalimin e shërbimit diplomatit. Kjo platformë është me rëndësi për tre arsye, pasqyron informacion të plotë mbi mbulimin diplomatik të Shqipërisë në mbarë botën, ka informacione për çdo qytetar pavarësisht se në cilin cep ndodhet dhe rastet kur asistenca e shtetit është e kërkuar.

Nga aplikimi te shqiptarët për pasaportë, lejekalimi apo probleme të tjera. Shpalos online veprimtarinë diplomatike të Shqipërisë në botë për të komunikuar drejtpërdrejt në botë, rrit perimetrin e komunikimit. Çdo kush mund të bëjë pyetje apo shpalosë ide. Kjo është de-burokratizimin i ambasadave dhe konsullatave. Iu inkurajoj të vizitoni web-faqen për të qenë sa më afër dhe qeveria gjithmonë më pranë jush” deklaroi Cakaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga