LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita si organizatë/ Ish deputeti i video-skandalit erotik humb toruan

6 Maj 2019, 14:07, Aktualitet CNA
Opozita si organizatë/ Ish deputeti i video-skandalit erotik humb toruan

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, foli rreth protestave të opozitës me bllokimin e rrugëve ,por edhe për protestën e 11 Majit.

Sipas Salianjit, opozita nuk po del në rrugë për pushtet, por për të ndryshuar rregullat e lojës.

Ish deputeti demokrat tha nga studio e emisionit ?Top Talk? se  shkak i bllokimit të rrugëve është Edi Rama dhe jo opozita.

Më tej Salianji, tha se opozita po bën rolin e organizatave që në Shqipëri mungojnë.

?Ne nuk po dalim për pushtet por për të ndryshuar rregullat e lojës. Nuk ngjan si film , mund të ketë disa njerëz që mërziten nga bllokimi i rrugëve por shqiptarët janë bllokuar këto 6 vite. Shkaku i bllokimit të rrugëve nuk jemi ne por është Edi Rama. Në Shqipëri nuk funksionon i gjithë sistemi. Në Shqipëri nuk ka organizata, nuk ka media investigative, nuk ka Parlament, nuk ka qeveri pasi asnjë nga ata nuk është zgjedhur nga populli, por janë kukulla të Edi Ramës. Ne kemi dalë jashtë sistemit dhe ja ku jemi duke bërë rolin e organizatave?,-tha Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga