LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e efektives së FA-së/ Koalicioni Qytetar për Shqipërinë i shpreh ngushëllimet familjes

6 Maj 2019, 20:39, Aktualitet CNA
Ndarja nga jeta e efektives së FA-së/ Koalicioni Qytetar për

Koalicioni Qytetar për Shqipërinë i drejtuar nga avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjes së efektives Zarife Hasanaj e cila humbi jetën ditën e sotme në Letoni gjatë një misionit të NATO-s.

Gjithashtu Koalicioni qytetar për shqipërinë i ka uruar shërim të shpejtë dy efektivëve që ngelën të plagosur.\

Postimi i plotë:

ZNJ. ZARIFE HASANAJ ESHTE DESHMORE E ATDHEUT DHE DUHET TE VARROSET NE VARREZAT E DESHMOREVE!

Koalicioni Qytetar @Per Shqiperine i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se Znj. ZARIFE HASANAJ, DESHMORE E ATDHEUT, nje ushtarake e denje e Atdheut e cila dha jetën në krye të detyrës gjatë misionit ushtarak te NATOs në Letoni.

U prehsh në paqe Zarife!

I urojme shërim ushtarakeve të plagosur Z. Klodian Tanushi dhe Z. Julian Kapaj te dy heronj qe po luftojne me vdekjen jemi prane tyre me zemer dhe shprese se do t’ja dalin.

Nderime per cdo ushtarak shqiptar qe rrezikon jeten dhe e jep ate ne emer te Atdheut ne cdo mision nderkombetar te NATOs jashte Shqiperise apo brenda Shqiperise, duke kujtuar gjthm se angazhimet e Shqiperise ne NATO kane vleren e mbrojtjes se Atdheut, pasi Atdheun tone e mbron pikerisht Ushtria e NATOs e cila dekada me pare cliroi Kosoven nga pushtimi serb!!!

Lajmet e fundit nga