LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza politike/ Ish-ministri i Ramës tregon të vetmen zgjidhje

6 Maj 2019, 08:48, Aktualitet CNA
Kriza politike/ Ish-ministri i Ramës tregon të vetmen zgjidhje

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani deklaron se e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është caktimi i një date zgjedhjesh politike.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa reagon për ndryshimet në Kodin Penal, të paralajmëruara nga Rama, Manjani thekson se kjo do të zyrtarizonte monizmin si realitet politik sundues.

Sipas tij, ?Ndërhyrja në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo edhe në Kushtetutë, zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që, mirë apo keq pluralizmi prodhoi.

Këto ndërhyrje që ka programuar qeveria moniste në dokumentat ligjorë themelorë të shtetit, do të zyrtarizonte MONIZMIN si realitet politik sundues.

Praktikisht kjo është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit…?

Më tej, Manjani thekson se Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i PLURALIZMIT politik në Parlament.

?Pastaj bëhen reformat, përfshi dhe atë zgjedhore. Duhet vetëm një datë zgjedhjesh politike. Kaq!?-përfundon Manjani postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga