LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e Rinasit/ Klodiana Lala akuzon Policinë

6 Maj 2019, 20:50, Aktualitet CNA
Grabitja e Rinasit/ Klodiana Lala akuzon Policinë

Gazetarja Klodiana Lala foli rreth aktivitetit të grupeve kriminale në shqipëri dhe më konkretisht rreth autorëve të grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Sipas Lalës, Admir Murataj ndërronte identitet sa herë të donte dhe krahas kësaj ai kishte rekrutuar policë në bandën e tij.

Më tej gazetarja akuzoi Policinë se asnjëherë nuk ka hetuar këto persona që kanë qenë në kërkim më herët.

?Admir Murataj ndrronte identitetet sa herë ti donte qejfi. Unë them nga informacionet e mia që Admir Murataj ka rektrutuar policë. Klement Çala, Admir Murataj jetonin në mes të komunitetit dhe në zona të populluara, ky është një problem i madh pasi rrezikonin qytetarët ndërkohë që Policia nuk lëvizte një gisht. Këta persona kanë investuar në pasuri të patundëshme dhe Policia nuk i hetoi një herë këto njerëz që nuk kanë punuar një ditë në jetën e tyre?,-tha Lala në studion e ?Opinion?./CNA.al

Lajmet e fundit nga