LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Austria pro hapjes së negociatave për Shqipërinë/ Appé: Do të lobojmë edhe me vendet skeptike

6 Maj 2019, 16:47, Aktualitet CNA
Austria pro hapjes së negociatave për Shqipërinë/

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka lobuar në Austri hapjen e negociatave të vendit tonë.

Ruçi zhvilloi takime në Komisionin për BE në Parlamentin austriak. Kryetari i këtij Komisioni Sharon Lopatka lëshoi gjithashtu mesazhe me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë.

?Ne jemi pro hapjes së negociatave. Të gjitha grupet parlamentare në Austri kanë shfaqur mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Austria shërben si një urë për të bashkuar BE-në me Ballkanin Perëndimor?, tha Lopatka.

Ruçi ka realizuar gjithashtu edhe një takim me Presidentin e Senatit të Austrisë, Appé. Appe dërgoi mesazhe me rëndësi.

?Austria mbështet fuqimisht hapjen e negociatave. Austria do të lobojë edhe me vendet skeptike?, deklaroi Appe./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga