LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arrestimi në sy të gruas dhe fëmijës”/ Artan Hoxha zbardh aksionin e FNSH dhe RENEA

6 Maj 2019, 20:21, Aktualitet CNA
“Arrestimi në sy të gruas dhe fëmijës”/ Artan

Gazetari Artan Hoxha, nga studioja e emisionit ?Opinion,? sqaroi arrestimin e shtetasit Barush Bregu nga dy strukturat speciale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, arrestim i bërë në banesën e marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit.

Hoxha ka sqaruar aksionin e Policisë në këtë zonë, që, sipas gazetarit, ishte me standarte të larta.

Më tej gazetari Artan Hoxha zbuloi se arrestimi i Bregut u bë në momentin kur në shtëpi ndodhej edhe bashkëshortja e fëmija e tij.

?Arrestimi i Barush Bregut, tek Komuna e Parisit, nga RENEA dhe FNSH, është një nga operacionet më me standarde të kryera nga Policia. Forcat speciale ishin të përgatitura mirë, me pajisje të sofistikuara, dhe evakuimi i banorëve të pallatit nga policia është bërë në kohë rekord. Informacioni ishte se në banesë ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve të dyshuar për vrasjet në seri në Shkodër. Në fund të operacionit u arrestuar Barush Bregu, por jo kryesori Ibrahim Lici. Barush Bregu ishte vendosur në kryeqytet, bashkë me familjen, dhe arrestimi i tij u bë në sy të gruas edhe fëmijës së tij. Në Shkodër janë 320 persona në kërkim?,-tha Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga