Connect with Us

150 milionë lekë dëm shtetit/ Si ka ndryshuar pasuria e Dritan Lelit të Rilindjes

Aktualitet

150 milionë lekë dëm shtetit/ Si ka ndryshuar pasuria e Dritan Lelit të Rilindjes

Publikuar

-

Dje Vlora përfundoi nën ujë. Bulevardi “Ismail Qemali” që shtrihet deri në në Skelë, u mbulua tërësisht nga uji.

Rikonstruktimi i këtij bulevardi ka kushtuar 8 milionë euro dhe është financuar nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Por përmbytja e djeshme, tregoi se 8 milionë eurot kanë përfunduar në ujë, duke e lënë qytetin e  Vlorës, më keq se ç’ ka qenë më parë.

 Stolat inteligjentë, Vlorë

Prej vitit 2015, Vlora drejtohet nga kryebashkiaku Dritan Leli.

Gjatë kohës që ai është në krye të Bashkisë së Vlorës, nuk kanë munguar akuzat ndaj tij. Jo akuza të bazuar në perceptime, por akuza që vijnë nga institucionet, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Një vit më parë, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbardhi disa shkelje të kryebashkiakut Leli.

KLSH  e akuzonte për shpërdorim të detyrës, pas hetimeve që kishte kryer në një nga projektet më të debatuara në Vlorë, si vendosja e “Stolave Inteligjentë”, në zonën e Lungomares.

Sipas auditit të KLSH, rezultonte se çmimi i një stoli inteligjent, ishte 15 herë më i shtrenjtë sesa çmimi i tregut.

Në total, vetëm për disa stola të vendosur në këtë shëtitore,  sipas KLSH  dëmi që i është shkaktuar shtetit shkonte në 150 milionë lekë (të vjetra).

Gjithashtu shkelje janë gjetur edhe në projektin e vendosjes së moduleve të karikimit të telefonave “Smart” për qytetarët dhe turistët përgjatë shëtitores Lungomare si dhe të vendosjes së kamerave me cilësi të lartë.

Sipas KLSH  gjatë përllogaritjes së vlerës së fondit limit të investimit, është përzgjedhur për të marrë ofertë nga një subjekt tregtar A. E., i cili nuk rezulton se tregton produkte të ngjashme me ato të preventivit dhe as nuk ofron asistencë teknike.

Ndërkohë, Dritan Leli, po lakohet sërish në koridoret e PS, për të rikandiduar në Vlorë.

CNA.al bëri një vëzhgim të pasurisë së tij, gjatë periudhës që ai ka qenë në krye të Bashkisë së Vlorës.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, Leli ka dy apartamente një në Vlorë dhe tjetri ne Tiranë.

Apartamenti në Tiranë, është me sipërfaqe 144 metër katror dhe kushton 67 000 euro. Ndërsa apartamentin në Vlorë, të cilin thotë se përfituar nga privatizimi në 1993, e ka në bashkpronësi me familjarë të tjerë.

Gjithshtu ai ka në pronësi dhe dy makina, një ML 270 CDI që kushton 2 500 euro dhe një Land Rover, vlera 35 000 euro.

Ndërsa të ardhurat e tjera para se të merrte detyrën e kryebashkiakut i ka nga puna si mjek.

Viti 2014 (Deklarimi fillestar)

Pronar me 50 % i një ap. me sip. 144 m2 në Tiranë, pjesë e regjimit martesor, vlera 67 000 euro.

Pronar me 16.6 % i një ap. me sip. 87 m2, në Vlorë, vlera në vitin 1993 nga privatizimi 29 324 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 272 347 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 927 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 311 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 42 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 2 000 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare në “Bankën Kombëtare të Greqisë”, 47 000 euro për 17 vjet me normë interesi 8.9 %,detyrimi financiar i pashlyer, 24 678 euro.

Kredi bankare në “Bankën Kombëtare të Greqisë”, 30 000 euro për 20 vjet me normë interesi 7.49 %, detyrimi financiar i pashlyer, 22 830 euro.

LEXO EDHE:  Plas në opozitë/ Dule akuza Strazimirit: Ka nxjerrë video mos më votojnë mua

Të tretë kanë detyrim për t’i paguar z. Leli 14 000 lekë sipas një deklarimi noterial mes palëve.

Të tretët kanë detyrim për ti paguar z. Leli, 95 000 euro detyrim sipas një kontrate noteriale nuk përshkruhet karakteri i detyrimit.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 765 lekë.

Subjekti Cardio Diagnostic Center i detyrohet zotit Leli 5000 euro për shërbime të periudhës janar maj 2015

Pronar i një autoveture “ML 270 CDI”, vlera 2 500 euro.

Pronar me 50 % i një autoveture “Land Rover”, vlera 35 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura të siguruara nga shërbimi ndaj Cardio Dignostic Center, 5 000 euro.

Të ardhura nga paga si administrator i shoqërisë RX-PHARMA shpk, për periudhën janar-qershor 2015, 417 640 lekë.

Të ardhura nga paga si mjek në QSUT, për periudhën janar-qershor 2015, 316 424 lekë.

Të ardhura nga paga si mjek në spitalin “Hygeia”, për periudhën janar-prill 2015, 204 318 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si mjeke në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë”, 437 916 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Vlorë, 1 306 824 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë, 140 250 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 125 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Suela Leli, të ardhura nga paga si mjeke në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë, 750 977 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 10 002 euro.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 282 812 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 237 226 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 017 029 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 euro.

Bashkëshortja, Znj. Suela Leli, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 956 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Suela Leli, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë.

Bashkëshortët shlyer në vitin 2016 -3 021 euro për kredi bankare marrë në Mars 2007 me principal 30 000 euro, interes 6.75%, afat shlyerje 20 vjet dhe këst mujor 253 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 21 078 euro.

Viti 2017

Të ardhura të vitit me vlerë 1 300 128 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Vlorë, në llogarinë pranë Raiffeisen Bank.

Të ardhura me vlerë 98 600 Lekë si anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë, në llogarinë pranë BKT.

Bashkëshortja, të ardhura të vitit me vlerë 794 330 Lekë nga paga si Mjeke në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë.

Llogari pranë BKT, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 është 65 191,66 Lekë.

Llogari e përbashkët pranë NBG Bank, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 është 347,18 Euro.

Llogari pranë Raiffeisen Bank e krijuar me të ardhurat nga paga si kryetar bashkie. Gjendja e llogarisë në 31 Dhjetor 2017 është1 538 263 Lekë.

Llogari pranë Tirana Bank, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 është 11 969,42 Lekë.

Llogari pranë BKT, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 është 0 Lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarie pranë BKT me vlerë 50 905,53 Lekë. Burimi i krijimit të llogarisë janë të ardhurat nga paga.

Bashkëshortja, llogari e përbashkët pranë NBG Bank gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 është 0 Euro.

Shlyer shuma prej 3 248 Euro për kredinë e përbashkët me bashkëshorten me prinicpal 30 000 Euro, interes 6,15% dhe këst mujor 232,76 Euro, marrë pranë BKT në Mars 2007 dhe afat deri në Mars 2027. Gjendja e mbetur e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 19 078,37 Euro./CNA.al

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  E sfidoi publikisht/ Berisha zbulon “blofin” e Ramës

LEXO EDHE:  Presidenti i përgjigjet akuzave të Ramës/ Nuk i trembem drejtësisë

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE