LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maqedoni, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për President/ Vota e shqiptarëve vendimtare

5 Maj 2019, 07:08, Aktualitet CNA
Maqedoni, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për President/ Vota e

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në raundin e parë të zgjedhjeve, asnjë nga tre kandidatët nuk mori shumicën e votave mbi 50%.

Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSD-më.

Në raundin e parë merrte pjesë edhe kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili mori vetëm 79921 apo 10.58% të votave. Në raundin e sotëm, vendimtare është vota e shqiptarëve.

Shtetasit e Maqedonisë zgjedhin sot presidentin e pestë të vendit.

Më herët, ky shtet ka pasur këta presidentë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 ? i mbijetoi atentatit).

 

Lajmet e fundit nga