LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte pjesë e gjykimit të dosjes "Shullazi"/Kërcënohet Gjyqtarja e Apelit

5 Maj 2019, 14:57, Aktualitet CNA
Ishte pjesë e gjykimit të dosjes

Kryetarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani, është kërcënuar me jetë dhe është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me familjen e saj.

Policia dyshon se kërcënimi mund të ketë ardhur nga njerëz të Emiliano Shullazit.

Kujtojmë se gjyqi për Shullazin nuk po zhvillohet, edhe pse në nëntor iu dha dënimi me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Dyshimet se Dollani mund të jetë kërcënuar nga Shullazi vijnë sepse në 23 prill i pandehuri Blerim Shullazi kërkoi dorëheqjen e zonjës Dollani, e cila u bë pjesë e gjykimit pas përjashtimit nga vettingu të kryesuesit Fehmi Petku.

Pas seances së 23 prillit mendohet se janë kërcënuara familjarë të Gjyqtares dhe kjo ka bërë që Prokuroria të nis hetime sekrete ndërsa vet Dollani është marrë menjëherë në mbrojtje.

Por trupa gjyqësore ka mbetur me vetëm dy gjyqtare zonjës Dollani dhe zonjën Albana Boksi, ndërkohë që së fundmi gjyqtarja e tretë Nure Dreni dha dorëheqjen me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit.

Pritet që trupa të plotësohet sërish, ndërkohë që edhe prokurori është zëvendësuar me një të ri, zotin Isa Jata, pas përjashtimit nga vettingu të prokurorit Artan Bajrami.

Lajmet e fundit nga