LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do e bëjmë Italinë të njohë muzikën shqiptare"/Motrat Sinani tregojnë çfarë do ndodhë më tej

5 Maj 2019, 11:53, Aktualitet CNA
"Do e bëjmë Italinë të njohë muzikën

Ina e Serena Sinani, 2 motrat binjake të grupit ‘Sindolls’ kanë konkuruar gjatë natës së parë të “The Voice of Italy” duke “çmendur” publikun dhe duke u vlerësuar me 4 ?Po? nga këngëtarët coach të këtij show, Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Ina e Serena Sinani performuan shqip këngën rap me titullin “Shume pis”, kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Në një intervistë të dhënë së  për ?Gazetën Shqiptare?, ato kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme.

?Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë dhe do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është.?, kanë treguar ato./Burimi:Gazeta shqiptare

Lajmet e fundit nga