LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bulqizë, rritet numri i të prekurve nga helmimi/ Zbardhet dyshimi i mjekëve

5 Maj 2019, 08:54, Aktualitet CNA
Bulqizë, rritet numri i të prekurve nga helmimi/ Zbardhet dyshimi i

78 persona raportohet se  janë helmuar ditën e djeshme në Bulqizë.

Të rritur dhe fëmijë, të cilët kanë shkuar në spital, për të të marrë ndihmë mjekësore kanë treguar simptomat që janë të ngjashme me ato të helmimit.

Ata kanë mbërritur në spital me dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.

Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.

Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça ka mohuar që shkak ka qenë uji, ndërsa ka shtuar se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave, raporton shqiptarja.com.

Ndërkaq mësohet se të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës dhe jo nga periferia.

 

Lajmet e fundit nga