Connect with Us

Altin Goxhaj zbulon farsën opozitare të Lulzim Bashës

Aktualitet

Altin Goxhaj zbulon farsën opozitare të Lulzim Bashës

Publikuar

-

Altin goxhaj flet per gjyqin e qeverise ndaj bisnesmenti italian

Në një postim të fundit, avokati i njohur Altin Goxhaj, ka komentuar sjelljen e çuditëshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me heshtjen e këtij të fundit për një “plan, skenar apo axhendë rrënimi, falimentimi dhe shpopullimi të Shqipërisë”, sikurse ai e etiketon..

Postimi i plotë

Përse Lul Sorosi & PD nuk lejon as të përmendet që në Shqipëri po zbatohet një AXHENDË PËR RRËNIMIN, FALIMENTIMIN DHE SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË!

Reagim nga Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë

Që ta kuptoni farsën opozitare të PD mjafton të kujtoni se Luli dhe ushtarët e tij nuk flasin kurrë për një Plan, Skenar apo Axhendë Rrënimi, Falimentimi dhe Shpopullimi të Shqipërisë por vetëm për ca hajdutë që për shkak të vjedhjes dhe grabitjes po KEQ-QEVERISIN! Nëse do të fliste PD për këtë Axhendë menjëherë dikush nga salla do të bënte pyetjen e famshme:

KUSH E KA SHKRUJTUR KËTË PLAN, SKENAR APO AXHENDË?

Dhe automatikisht do të dilnin dhjetra dokumentat e Soros të Marëveshjes në Tetor 2013 me institutin CID (të themeluar nga Socrates Kokkalis dhe Elainye Palulias) dhe vetë Reformën Sorosiane në Drejtësi (në marrëveshje të Lulit me George Soros që në 5 Dhjetor 2014 në Selinë e PD) që ne kemi 5 vjet që i raportojmë nën censurën totale të Pushtetit dhe Opozitës!!!

Ku ka lumturi më të madhe për Sorosin dhe Edin dhe vetë pasardhësin Veliaj se Rilindja të akuzohet nga Opozita (siç bën çdo Opozitë në botë) për avazin e dekadave: KEQ-QEVERISJE!

Por Lul Sorosi dhe këlyshët e Soros në PD që kanë kancerizu Opozitën dhe janë paterica kryesore e Rilindjes nuk mund të lejojnë vënien nën akuzë të Soros sepse Sorosi i tredh një e nga një 😀

Dhe nëse Opozita do të kishte këtë qasje ndërkombëtare prej vitesh siç ne i kemi bërë presion prej 5 vjetësh, bota do të kishte krejt tjetër reagim ndërkombëtar sdms forcat konservatore që sot janë në fuqizim ndërkombëtar kudo në botë!

Psh një Opozitë që do të dorëzonte mandatet për të penguar Axhendën Soros të Rilindjes për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë do të siguronte një mbështetje krejt tjetër ndërkombëtare dhe jo këtë absurd ku të gjithë janë kundër Opozitës!

Kujtoni po ashtu se si për 9 muaj rresht Lul Sorosi që nga Korriku 2018 e deri në Mars 2019 nuk reagoi në asnjë rast e le më të ndërmerrte qëndrime politike opozitare kundër Axhendës Soros për Copëtimin e Kosovës! Reagoi pa një deklaratë personale por me tekst të zyrës së shtypit me gjysmë zëri veç në Prill kur u mor vesh dështimi i paralajmëruar i kësaj Axhende dhe kuptohet duke zhdukur nga qëndrimi zyrtar i PD fjalën Soros!

LEXO EDHE:  Luli Basha’s cousin!

Sepse Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë nuk mund të imagjinohet se mund të vihej në zbatim nga Rilindja po të mos kishte në xhep Sorosi Lul Sorosin dhe gjithë Kolonën e Pestë të Soros në PD!!!

Në asnjë vend të botës nuk mund të realizohet një Axhendë kaq antikombëtare e tillë! Sepse sado i fuqishëm të jetë Soros kudo në çdo shoqëri ka antikorpe shoqërore që i krijojnë rezistencë imunitare çdo shoqërie dhe për këtë shkak askund nuk mund të kapet dot Opozita duke e kthyer jo vetëm Qeverinë në Kuislinge por edhe vetë Opozitën në një Opozitë Kuislinge!!!

Shqipëria është rast unik në botë dhe Eksperimenti Soros ka vlerë miliardash në shumë dimensione!

  1. Fiton miliarda duke modeluar një Manual për çdo vend të botës!
  2. Fiton miliarda nga Serbia dhe Greqia dhe aleatët e tyre historik antishqiptar prë shkak se po vë në zbatim një Axhendë Postmoderne vazhdim të Memorandumit të Vaso Çubrilloviç të Akademisë Shkence të Serbisë (në koherencë të plotë me qarqet greke si atëherë) për SHPOPULLIMIN E BALLKANIT NGA SHQIPTARËT!
  3. Duke shpopulluar Shqipërinë e cila është kthyer në një Çiflig të Soros mund të bëjë biznes në të ardhmen me Serbinë për daljen e tyre në detin Adriatik dhe t’i japë Greqisë çdo territor të pretenduar! Kujtoni Axhendën e Partisë Komuniste Shqiptare për t’a bërë Shqipërinë Republikën e 7-të të Jugosllavisë e cila dështoi rastësisht vetëm për shkak të prishjes së Titos me Stalinin për hallet e tyre dhe Enveri nderoi aleat sepse u ndje i rrezikuar nga babëzia e pushtetit të Titos për t’a zëvendësuar me Koçi Xoxen!

Ndaj sa ç’janë antishqiptarë dhe tradhtarë Klika e Sorosit në Pushtet po aq është edhe Lul Sorosi me Kolonën e Pestë të Soros në PD sps të dy palët janë 2 anët e medaljes së Pushtetit Kuisling të Soros në Shqipëri!

P.s. Axhenda Soros për copëtimin e Kosovës dështoi se atje ka politikanë të përgjegjshëm proamerikanë dhe patriotë si Ramush Haradinaj, Tahiri Edita ndërsa në Shqipëri kjo Axhendë Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë është në fazat finale sepse këtu deri tani na kanë munguar Haradinajt, Editat dhe kështu patriotësh aktivë por që këto modele frymëzuese do t’i kemi shumë shpejt në aksion nëpërmjet Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë!!! /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  Luli Basha’s cousin!

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  Basha ripërsërit premtimin për uljen e taksave

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Luli Basha’s cousin!

LEXO EDHE:  Përplasjet e deputetëve në PE/ Rama publikon mesazhin e një miku të Shqipërisë

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE