LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarja që u përball me sfidat e emigracionit/ Kandidate për keshilltare në Bashkinë e Bergamos

4 Maj 2019, 11:31, Aktualitet CNA

Një shqiptare do të kandidojë në zgjedhjet e 26 majit per këshilltare në zgjedhjet e Bashkisë së Bergamos, në Itali.

Borana Tartari, e cila emigroi në Bergamo në vitin 2005 dhe që u përball me sfidat e emigracionit, mes studimeve për juridik dhe duke bërë punë nga më të rëndomtat, sot është një një tjetër status.

Pas sfidash të shumta, Borana Tartari thotë se ?në 2013 jam bërë pjesë e shoqates ?Sconfinando? e aty nisa te shoh sa shume shqiptar me rrethonin ne komunitetin e Bergamos, realitet qe skisha pare me pare, aty pashe forcen e nje gruaje te jashtezakonshme qe me motivoi per te vazhduar perpara duke me bere pjese te ekipit te saj!?.

Më tej, ajo thekson se ?Jane keto eskperienca ne social e ne kontaktin e perditshem me njerezit, qe bene te mundur bashkepunimin te shoqates ku une bashkepunoj me Komunen e Bergamos dhe vleresimi i tyre ndaj punes sone ishte motivi i nisjes se bashkepunimit me ?forumin e grave te PD -Bergamo? e me presidenten e Keshillit te Komunes ne projekte te ndryshme, bashkepunim qe solli propozimin nga ana e tyre qe nje prej figurave te shoqates te ishte pjese e zgjedhjeve lokale !?.

Kush është Borana Tartari:

Kandidate per keshilltare ne zgjedhjet e Bashkise se Bergamos ne daten 26 maj, ku do votohet per rizgjedhjen si Kryetar bashkie te Giorgio Gori-t.

Jetoj prej 2005 ne Bergamo , kohe kur mu desh te le Tiranen, miqte dhe eksperiencat    e deriatehershme ne Tv, Teater dhe ne shkollen e artit ?Sirea Film? per te ndjekur nje enderr me te madhe ate te regjizures, enderr qe u trasformua ne dicka tjeter per shkak te veshtiresive e sakrificave qe cdo shqiptar emigrant, student, i huaj has ne fillimet e tij ne nje vend te huaj !

Mes studimeve per juridik dhe puneve te rendomta qe me eshte dashur te bej, ndjeja brenda vetes cdo here e me shume sikur dritat e shpresave per te ndjekur endrrat e per ti realizuar sa vinin e shuheshin dhe qe ajo deshira per te krijuar personazhe ne mizanskena te ndryshme, ishte spostuar tanime ne jeten reale, e une vete jetoja ne nje film te tille, si te giithe bashkekombesit e mi te larguar per ?nje jete me te mire? por qe me dukej pa fund te lumtur !

Pas sfidash te shumta, ne 2013 behem pjese e shoqates ?Sconfinando? e aty nisa te shoh sa shume shqiptar me rrethonin ne komunitetin e Bergamos, realitet qe skisha pare me pare, aty pashe forcen e nje gruaje te jashtezakonshme qe me motivoi per te vazhduar perpara duke me bere pjese te ekipit te saj!

Nga ai cast nisa te njoh ne menyre te detajuar ligjet e emigracionit, nisa te studioj gjithcka me duhej per te qene sa me e kujdesshme ne ndihmen ndaj komunitetit shqiptar e jo vetem, ne kerkesat per leje qendrim, per shtetesine italiane dhe per cdo lloj kerkese qe ka te bej me burocracine dhe jo vetem ; por puna jone nuk eshte bazuar vetem ne komunitetin e Bergamos, gjate ketyre viteve fale profesionit tim si mediatore kulturore, kam perjetuar vuajtjen e dhjetra familjeve shqiptar te cilet ne deshperimin me total, jane nisur drejt Italise per te shpetuar jeten e femijeve te tyre nga semundje te frikshme si leucemi, kancer, trapiante te ndryshme, semundje gjenerike etj , dhembja e prinderve per femijet, e nganjehere dhe e bashkeshorteve e familjare ndaj te dashurve te tyre me kane bere te jem me e forte dhe me kembengulese ne deshiren time per te ndihmuar ata qe kane nevoje ! Skane qene te pakta rastet, kur fale ndihmes te njerezve te rendesishem te ketij qyteti, kam trokitur ne dyert e drejtuesve te kuestures, te drejtoreve te spitaleve per te shpejtuar burokracine, e per te shpetuar nje jete me shume ! E gjitha kjo ne heshtjen me te thelle te autoriteteve tona !

Kjo beteje e perditshme ndaj veshtiresive te integrimit te komunitetit qe jeton prej vitesh ne Bergamo, por dhe ndaj shqiptareve te sapo ardhur, por edhe te shqiptareve te burgosur ne burgun e Bergamos, me kane bere te kuptoj qe integrimi eshte nje proces pa fund, eshte nje zinxhir qe pasurohet me hallka, por qe ska nje fund !

Jane keto eskperienca ne social e ne kontaktin e perditshem me njerezit, qe bene te mundur bashkepunimin te shoqates ku une bashkepunoj me Komunen e Bergamos dhe vleresimi i tyre ndaj punes sone ishte motivi i nisjes se bashkepunimit me ?forumin e grave te PD -Bergamo? e me presidenten e Keshillit te Komunes ne projekte te ndryshme, bashkepunim qe solli propozimin nga ana e tyre qe nje prej figurave te shoqates te ishte pjese e zgjedhjeve lokale !

Perfaqesimi im ne keto zgjedhje me lumturon, me ben te ndjehem krenare per vleresimin e punes sime, me ben te ndjehem krenare ndaj familjes, bashkeshortit tim e dy femijeve te mi te vegjel Christian e Amla Sophie, por mbi te gjitha pasi une nuk perfaqesoj vetem veten si individ, por punen e nje grupi e nje ekipi qe ne keto vite ka dashur ti qendroje prane gjithmone komunitetit shqiptar, pa i vene kufizime oraresh problemeve te tyre !

Ne asnje moment s?kam qene ne kerkim gjate ketyre viteve te nje kandidature, por gjithmone kam ngritur zerin mbi nevojen qe komuniteti shqiptar dhe ai i huaj ne pergjithesi duhet te kishte ne vendimarrjen ne nje qytet ku ata jane te rendesishem ne numer, gjithashtu edhe per punen qe bejne, aktivitetet e ndryshme qe kane !

Sot me eshte dhene kjo mundesi, qe e shoh si mundesine te gjithe komunitetit si nje fitore me shume !

Ndaj te gjithe shqiptareve qe kam njohur ne keto vite, por dhe atyre qe skam pasur mundesine te njoh, i ftoj te votojne me date 26 maj, asnjehere votat nuk mund te quhen te shperdoruara, vota eshte nje mision qe vjen nga bindja dhe eskperienca e gjithesecilit prej nesh, eshte pjese e pluralizmit politik dhe elektoral, e une sdua te detyroj vendimet e askujt, por dua te ftoj komunitetin tim te me ndihmoje, te na ndihmoje te vazhdojme misionin tim/tonin per te qene gjithmone prane tyre, por tani per te qene me te pranishem ne vendimarrje !

Ju faleminderit,

Lajmet e fundit nga