LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shet foto dhe video erotike në internet/ Punonjësja e administratës zbulon arsyen

4 Maj 2019, 19:29, Lifestyle CNA
Shet foto dhe video erotike në internet/ Punonjësja e

Sonia Pellizzari e cila punonte në administratë ka rrëfyer se pas punës që ushtronte në shtet shiste foto dhe video erotike në internet.

28-vjeçarja ka treguar se arsyeja që e bënte këtë gjë ishte se nuk i mjaftonte rroga që merrte në shtet.

Sonia është shprehur se fotot i ka bërë gjatë kohës së lirë dhe paratë që ka fituar prej tyre e kanë ndihmuar që të përballojë taksat për studimet që ndjek dhe qiranë e banesës. Sonia filloi punë në zyrat e komunës La Plata në vitin 2011 dhe mesa duket të gjithë kolegët e saj ishin në dijeni se çfarë bënte 28-vjeçarja në kohën e lirë. Por ajo u shkarkua nga puna në momentin kur këto foto u bënë publike.

Ajo i mohon kategorikisht spekulimet se ajo punon si një prostitutë: ?Nuk dua të tregoj sa fitoj nga videot, por janë shumë. Dhe i përdor për të paguar qiranë dhe gjëra të tjera?, u shpreh 28-vjeçarja për mediat lokale.

Eprorët e saj në punë thanë se arsyeja që u shkarkua nuk ishte për shkak të përmbajtjes së videove që Sonia bënte. Ata thonë se 28-vjeçarja shpenzonte shumë kohë gjatë mbrëmjeve dhe në fundjavë duke realizuar videot, dhe kjo ndikonte negativisht në performancën e saj në punë. Ata madje pretendojnë edhe sa Sonia kishte marrë leje nga puna, gjë të cilën 28-vjeçarja e mohon.

Lajmet e fundit nga