LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OKB tregon shifrat: 10 milion koreanoverior vuajnë për ushqim

4 Maj 2019, 08:29, Aktualitet CNA
OKB tregon shifrat: 10 milion koreanoverior vuajnë për ushqim

Sipas një raporti të Kombet e Bashkuara (OKB), rreth 10 milion njerëz në Korenë e Veriut vuajnë aktualisht nga mungesa e theksuar e ushqimeve. Kjo vjen si rezultat i stinëve të këqija të të korrurave me të cilat u përballë Azia në këtë 10 vjeçar.

Programi Botëror i Ushqimit (The World Food Program) bëri të ditur sot se kushtet jo të favorshme klimatike, furnizimet e kufizuara të produkteve bujqësore, siç janë lëndët djegëse, plehrat dhe pjesët rezervë, kanë pasur një ndikim negativ të madh në prodhimin e hortikulturave të Koresë së Veriut në sezonin 2018/2019.

Agjencia tha se një mision vlerësimi muajin e kaluar nga OKB dhe Organizata Botërore e Bujqësisë, ka rezultuar me gjetje shqetësuese të ?konsumit të ulët të ushqimit, shumëllojshmëri të kufizuar të dietave si dhe familje të detyruara të kenë sasi të kufizuar ushqimi?.

Dy agjencitë me seli në Romë thanë se ?situata është veçanërisht shqetësuese për fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, si dhe për nënat që kanë foshnjat e tyre në gji?.

Lajmet e fundit nga