Connect with Us

Muaji i të famshmëve/Karakteristikat e të lindurve në muajin maj

Aktualitet

Muaji i të famshmëve/Karakteristikat e të lindurve në muajin maj

Publikuar

-

Mbretëresha Victoria, Karl Marx, Bob Dylan, Sigmund Freud, Audrey Hepburn , Adele, Karl Zuckerberg e shumë emra të tjerë të rëndësishëm të fushave të ndryshme të jetës, kane lindur në muajin maj.

Zbuloni disa nga karakteristikat e njerëzve të lindur në këtë muaj:

Janë shumë punëtorë dhe gjithmonë në lëvizje për të zbuluar gjëra të reja. Gjithmonë gjejnë diҫka për t’u marrë me veten dhe urrejnë ta kalojnë kohën pa bërë asgjë. Individët që kanë lindur në muajin maj janë konsideruar ekstremisht të pakuptueshëm, entuziastë dhe shumë kreativë. Aftësitë e jashtëzakonshme dhe inteligjenca i bëjnë ata të jenë ndër njerëzit më të “lakmuar” në shoqëri, por edhe në marrëdhëniet në ҫift. Karakteri i fortë dhe i vendosur i bën ata absolutisht të parezistueshëm.

LEXO EDHE:  Moderatorja rrëfen depresionin pas lindjes: Mbyllesha në shtëpi

Sa i përket marrëdhënies në ҫift, të lindurit e majit janë sharmantë dhe gjithmonë fitojnë vëmendjen e njerëzve që kanë rreth e rrotull vetes. Aftësitë në komunikim dhe oratoria i bën ata të mos përpiqen shumë për të fituar vëmendjen e njerëzve rreth vetes. Janë xhelozë dhe energjikë, jo vetëm për të pasur për vete gjërat që u përkasin, por edhe sepse gëzojnë me këto aftësi respektin e të gjithëve. Janë të talentuar në arte, muzikë dhe letërsi, por në të njëjtën kohë, të lindurit e majit kanë tendencë ta ҫojnë imagjinatën shumë më larg se kushdo tjetër./Burimi:revistaclass

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkatërrimi i kartelit të drogës/ Braçe: Mos kini turp se ishte shqipfolës, krenohuni me arrestimin!

Publikuar

-

Nga

Shkatërrimi i kartelit të drogës/ Braçe: Mos kini turp se ishte shqipfolës, krenohuni me arrestimin!

Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia coi sot në shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime.

Grupi drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi. Lidhur me këta zhvillime ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Braçe thekson se shqiptarët nuk kanë pse të kenë duhet turp që ky kartel cilësohej “shqipfolës” por duhet të krenohen me arrestimet e kryera nga policia e shtetit.

“Perse heshtni?



Ju vjen turp se karteli i kokaines cilesohej “shqipfoles”? Atehere krenohu me policine e shtetit shqiptar!

Ne operacionin e sotem te #europol e #eurojust, udhehequr nga antimafia italiane, #policiaeshtetit ishte partneri i dyte me i rendesishem, ajo qe jo vetem arrestoi numrin me te larte te keqberesve pas italise, por edhe ndihmoi ne individualizimin e keqberesve te tjere ne rumani, greqi, spanje, dubai etj. pavaresisht sulmit te perditshem mbi policine e shtetit, besimi i partnereve ne lufte kunder krimit shqipfoles kudo,  tek policia e shtetit, po rritet; tani shqiperia eshte pale e besueshme ne cdo operacion, madje me sukses edhe prej saj. Ne ane tjeter, deklarata mbi operacionin e kesaj jave e europol dhe antimafia-s, sjell ne vemendje dy aspekte qe duan reflektim te forte, pse jo nje thyerrje po te forte; i pari, deshmon se sa lart jane ngjitur grupet kriminale te shqipfolesve ne biznesin kriminal te kokaines; i dyti, deshmon per modernizimin e menyres se pastrimit te parave te ardhura nga trafiku i kokaines.

LEXO EDHE:  Rikthehen pantallonat seksi të pranverës

LEXO EDHE:  Rikthehen pantallonat seksi të pranverës

Beteja duhet te modernizohet nga ketu, nga parate; arrestimet nuk mjaftojne, duhet sekuestruar pasuria. Pasurimi e pasuria eshte qellimi, kane zgjedhur rrugen qe sjell para shume, rrugen kriminale; duhet “vrare” qellimi, pasurimi i shpejte e permes krimit, modeli te cilin e shohim plot admirim kur shetit ne bulevard me ferrari, bentley, merrcedez amg etj. bashkojuni #policiseseshtetit! nuk eshte vend pune,  eshte shume me teper se aq; eshte mision per te miren,  per nje jete ndryshe, bazuar tek puna e nderi, dinjiteti! angazhimi juaj duhet te therrase, kjo beteje behet me rinine, kudo! heshtja e politikes sot ndaj ketij operacioni, flet shume, eshte arsye plus per perfshirjen e rinise ne kete beteje!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Publikuar

-

Nga

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur mosbesues ndaj Reformës Zgjedhore, ndonëse shpeshehrë ka ngjallur debat mes partive politike.

Mbrëmjen e sotme Basha tha se opozita është duke e bërë Reformën Zgjedhore vetëm se është kusht i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Kreu i opozitës deklaroi në emisionin “Opinion” se për të është e rëndësishme të zbatohen rregullat dhe jo të vendosen.



“Reforma Zgjedhore mund ta zgjidhë vjedhjen e votave vetëm nëse ka një qeveri që nuk shkatërron zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Sugjerime për grimin pranveror

LEXO EDHE:  Moderatorja rrëfen depresionin pas lindjes: Mbyllesha në shtëpi

Reforma Zgjedhore nuk është se do të sjellë ndonjë ndryshim të madh por ky është një kusht i BE-se dhe ne kemi shkuar në tryezë që të vendosim disa rregulla. Çështja jonë nuk qëndron te rregullat, qëndron te zbatimi.

Rregullat që shkruhen dhe nuk zbatohen nuk kanë ndonjë vlerë të madhe por ne jemi aty për të bërë punën tonë dhe të vendosim këto rregulla”, theksoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk ka ndërmend të largohet”/ Basha tregon pikën “kyçe” për zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk ka ndërmend të largohet”/ Basha tregon pikën “kyçe” për zgjedhje të lira

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur i bindur se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të largohet nga qeveria.

Basha theksoi se duhet një bashkim i madh i shqiptarëve për të larguar këtë qeveri. Teksa ka folur për votën e lirë dhe të ndershme, Basha tha se garancia ligjore do të ishte një qeveri tranzitore.



“Rama e ka shprehur qartë që nuk ka ndërmend të largohet, ne duhet të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve. Garancia ligjore do të ishte një qeveri tranzitore siç e kemi propozuar kjo është një pikë e pandrysheshme e opozitës për Reformën Zgjedhore”, theksoi Basha në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE