LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Kryeprokurori" drejt dështimit/ Zbulohet loja e "kunatit të Partisë Socialiste"

4 Maj 2019, 11:28, Aktualitet CNA
'Kryeprokurori" drejt dështimit/ Zbulohet loja e

Me 2 Maj 2019, është mbyllur gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Katër janë kandidatët që kanë aplikuar për këtë post.

Ata janë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, avokati Lulzim Alushaj, prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Ligjërisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh tre kandidatë, emrat e të cilëve më pas i çon në Kuvend. Kandidati që merr 84 vota në Kuvend, përzgjidhet Prokuror i Përgjithshëm.

Javën që vjen KLP, pritet të bëjë publike, tre kandidatët që janë favorit për këtë post.

Konfirmimi ka ardhur nga “kunati i PS”, Gent Ibrahimi, i cili është dërguar në krye të KLP-së.

Gjatë një interviste në Top Channel, pra në median që ka kandidatin e saj për Prokuror të Përgjithshëm, Ibrahimi, i paralajmëroi dështimin e procesit por indirekt edhe skenare për të përzgjedhur të preferuarin e politikës.

Ibrahimi ka konfirmuar se procesi mund të dështojë nëse, dy nga kandidaturat s?kualifikohen.

?Është një skenar i mundshëm. Një nga detyrat e Këshillit është që të verifikojë plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët e mundshëm për Prokuror të Përgjithshëm”, ka thënë Ibrahimi.

Por, sipas tij,  në rastin  e kandidatit  Olsian Çela, kushti ligjor i parë është që të kalojë procesin e vetingut.

“Këtu ka një pikëpyetje. Interpretimi i parë që Këshilli i dha këtij momenti, nëse një kandidat i magjistraturës, duhet apo jo që ta ketë kaluar vetingun, është e diskutueshme kjo çështje. Këshilli vendosi që po, kandidati që vjen nga radhët e magjistraturës, duhet ta ketë kaluar procesin e vetingut”, ka thënë Ibrahimi, duke paralajmëruar kështu se nëse Çela nuk do të kalojë në Vetting gjatë kësaj periudhe ai mund të skualifikohet nga gara.

Sipas Ibrahimit,  kandidati Olsian Çela do të jetë kandidat vetëm nëse KLP e shpall zyrtarisht.

Nëse eliminojnë Çelën, kandidati potencial për Prokuror të Përgjithshëm mbetet Arta Marku, pasi edhe në Kuvend ajo ka mbështetjen e Partisë Socialiste.

Megjithëse ka edhe një tjetër kandidat  për kryeprokuror që nuk ka kaluar ende në Vetting. Ai është avokati Lulzim Alushaj. Në këto rrethana kur janë vetëm dy kandidatë që kanë kaluar Vettingun, procesi i bie të shkojë drejt dështimit.

Gjithsesi ajo që duket me kilometra larg, është se edhe KLP, po bën të pamundurën që të favorizojë Arta Markun.

Përderisa edhe politika është përfshirë në këtë mes, skenaret dhe pazaret pritet të mbajnë peng zgjedhjen e kryeprokurorit./CNA.al

Partia Socialiste me kandidat për Kryeprokuror/ I kundërpërgjigjet Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit

Lajmet e fundit nga