Konfirmon Vatikani: Papa Françesku do të vizitojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Konfirmon Vatikani: Papa Françesku do të vizitojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Vatikani ka konfirmuar se Papa Françesku do të filloi të dielën një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ku do t’i duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes. Në të dyja këto vende ballkanike, katolikët janë një minoritet i vogël.

Bullgaria, një vend me popullsi prej 7.1 milionë banorësh, ka vetëm 58 mijë katolikë. Ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionësh, ka vetëm 15 mijë katolikë, më pak se popullsia e një famullie të Romës.

Një nga qëllimet e udhëtimit tre-ditor është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse, si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për një bashkim të ardhshëm të dy degëve të krishtërimit, Lindjes dhe Perëndimit, të cilat u ndanë në vitin 1054.

Bota ortodokse e konsideron Kishën e Maqedonisë së Veriut në gjendje skizme, që kur ajo shpalli autoqefalinë e saj nga Kisha Ortodokse e Serbisë.

Ndoshta për të mos mërzitur kishat e tjera ortodokse, Papa nuk do të takohet veçmas me Stefanin, primatin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa kjo do të jetë vizita e dytë e një pape në Bullgari, që kur Papa Gjon Pali e vizitoi në vitin 2012, në Maqedoninë e Veriut kjo do të jetë vizita e parë historike, e cila zhvillohet vetëm tre muaj pas ndërrimit të emrit të këtij vendi.

Të martën, Papa do të gjendet në Shkup, ku në një familje shqiptare lindi në vitin 1910 Nënë Tereza (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu). Ajo u shenjtërua nga Papa Françesku në vitin 2016. Papa do të vizitojë memorialin e saj dhe do të takohet me të varfërit që ndihmohen nga urdhëri i murgeshave i themeluar nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen.(VOA)

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nëse zgjedhjet do të beheshin nesër/ Ja kush fiton

Publikuar

-

sondazhi

Nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të mbaheshin nesër, 56.7% e të anketuarve shprehen se do të votonin PS dhe partitë e tjera aleate.

37.4% do të votonin për PD-LSI dhe partitë e tjera opozitare.  Ndërkohë që 2.4% thonë se do të votonin për partinë më të re, Bindjen Demokratike.

Ky është rezultati i dalë nga sondazhi i realizuar nga Instituti italian  GPF Inspiring Research, i realizuar  në bashkëpunimin me Report tv, vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sherr për motive të dobëta/ Plagoset 24 vjeçari në Korçë

Publikuar

-

By

Një 24 vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Mësohet se i plagosur ka ngelur shtetasi Armando Trimi, banues në lagjen nr.17 në Korçë.

24 vjeçari është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta, me dy shtetas të tjerë.

Korçë/Informacion paraprak.

Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ramës i ka hip vetja në qejf”/ Deputeti: 30 Qershori me fund të hidhur

Publikuar

-

By

Mbajtja e votimeve në datën 30 Qershor edhe pse akti çdekretues i kësaj dite nga Presidenti i Republikës e ka bërë nul, ka qenë temë diskutimi edhe në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, ku i ftuar është deputeti i listës së PD-së për Beratin,Lefter Maliqi.

I pyetur nga moderatori i emisionit, rreth asaj që parashikon të ndodh në këtë datë, Maliqi përsëriti, gjykimin e tij konstant:

“Zgjedhje me 30 Qershor nuk mund të ketë. Nëse Rama nuk do tërhiqet, fundin e parashikoj të hidhur. E parashikoj 30 Qershorin me fund të hidhur sepse viktima kemi pasur edhe në zgjedhje të zakonshme dhe jo tek këto. Këtë mendim e ndërtoj mbi sjelljen e Edi Ramës, të cilit i ka hipur vetja në qejf”.

Mirë ku do të jetë deputeti Maliqi në datën 30 Qershor?

“Ditën e dielë në orën dhjetë do të jem në zonën time. Me të majtë dhe të djthtë bashkë. Kam afrimitet dhe kam dëgjuar se edhe të majtët nuk janë të kënaqur. Mos ndodhte 30 Qershori sepse do të jetë ditë e keqe për mazhorancën dhe ditë e keqe për disa qytetarë që do të përplasen. T’i thërrasi mendjes Kalorësi të zbres në tokë dhe të gjejë një rrugë për të shmangur përplasjet”./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending