Connect with Us

Kokëdhima zbulon aleancën Rama-Basha/ Ja kush janë armiqtë e integrimit

Aktualitet

Kokëdhima zbulon aleancën Rama-Basha/ Ja kush janë armiqtë e integrimit

Publikuar

-

Koço Kokëdhima thirrje Thaçit/ “Jep dorëheqjen, shkon në Hagë si qytetar i lirë”

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima deklaron se armiqtë e lirisë dhe integrimit të Shqipërisë janë PD dhe PS.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Rama, kanë aleancë të heshtur, sipas tij për të mos ndryshuar Kodin Zgjedhor.

Ndërsa analizon fjalimet e krerëve të dy partive kryesore në vend, Kokëdhima shkruan se njëri dhe as tjetri nuk zunë në gojë hapjen dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Reagimi i plotë i Kokëdhimës:

Ata janë liderët e PS dhe PD. Duket si koincidencë, por nuk është. Në të njëjtën kohë (Dt. 2 maj 2019) Rama dhe Basha, mblodhën njerëzit e tyre dhe na treguan planet që kanë për “zgjidhjen” e krizës dhe çfarë e pret vendin, sipas tyre. I pari përpara deputetëve të tij, përmendi dhjetëra herë fjalën burg, por theksoi se nuk do të kishte ndryshime në Kushtetutë dhe në  Kodin Penal për “mëmën e të këqijave” që përjeton ky vend në këto gati 30 vite pluralizëm: Vjedhja e zgjedhjeve.

Edhe Lulzim Basha nga ana tjetër tregoi më në fund “planin” e tij, që nuk ishte tjetër gjë veçse një “17 Maj 2017, Nr. 2”, pra një vetë-ofrim në tepsinë e pushtetit. Edhe ky theksoi se sistemi zgjedhor është i mirë dhe çdo gjë do të zgjidhet me një qeveri tranzitore 4-6 mujore, e cila do të merret me gjithçka, por jo me zgjidhjen përfundimtare të krizave ciklike të tranzicionit.

As njëri dhe as tjetri nuk zunë në gojë hapjen dhe ndryshimin e sistemit. Rama dhe Basha as nuk e mendojnë, që të heqin dorë nga kapja e shtetit, uzurpimi i zgjedhjeve dhe kryetaro-kracia.

“Zgjidhja” e ka paralajmëruar me kohë se këta dhe satelitët e tyre janë në marrëveshje të përhershme dhe nuk heqin dorë nga ndarja e pushtetit në tavolinë. PS e PD janë dy Sh.p.k.-të e kryetarëve me të cilat ata kanë kapur parlamentin, qeverisjen, mediat, ekonominë, të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë. Nuk heqin kurrë dorë as nga ndarja e tepsisë dhe as nga oligarkët dhe kriminelët që bashkë i kanë, por herë-herë i shkëmbejnë, sipas rotacionit.

Lulzim Basha dhe të tijtë, ngazëllehen për “dushin e ftohtë” që iu bë Ramës në Samitin e Berlinit nga Merkel dhe Macron, siç shkruante prestigjiozja britanike “Financial Times”. “Rregullo njëherë punët në vendin tënd, pastaj flasim për negociatat”, ishte thelbi i asaj që dëgjoi Rama në Berlin.

Në nëntor të vitit 2016, delegacioni faktmbledhës i Bundestagut gjerman i nxorri të palarat qeverisjes sonë klepto-kriminale dhe i vuri 7 kushte mes të cilave edhe Reformën Zgjedhore.

LEXO EDHE:  Gjashtë “dhuratat” që Basha i bëri Ramës dhe tradhëtitë ndaj demokratëve

Rama atëherë deklaroi: “Është e natyrshme që të ketë deputetë, që kanë pikëpamjet e tyre në parlamentet e ndryshme të vendeve të BE-së. Por dhjetori nuk ka të bëjë fare me Bundestagun gjerman, dhjetori ka lidhje me qëndrimin e qeverisë gjermane dhe të qeverive të tjera për rekomandimin e Komisionit Europian”.

Sipas Ramës, parlamenti gjerman “llapte” kot sepse fatin e negociatave për Shqipërinë e paskësh në dorë vetëm kancelarja Merkel dhe qeveria e saj. Tani pas rreth 3 vitesh mashtron përsëri dhe thotë të kundërtën: “Unë nuk shkova të njihem me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares, se dihet që ky vendim kalon përmes Bundestagut”.

Të gjithë e kemi ditur që vota gjermane pro Shqipërisë kalon nga parlamenti gjerman, por kryeministri ynë nuk ka cipë, as nuk zverdhet, as nuk skuqet.

Është e nevojshme që Ramës e Bashës tju kujtojmë se çfarë kushtesh i ka vënë Shqipërisë ky parlament.

Në shtator të vitit të kaluar, gjatë një vizite në Tiranë në krye të një delegacioni parlamentar, deputeti Gunther Krichbaum, deklaroi hapur pakënaqësinë, për përparimin që ka bërë qeveria Rama për të plotësuar kushtet e vëna nga BE dhe Bundestagu.

Zoti Krichbaum, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, theksoi edhe një kusht tjetër, për të cilin veshët e Ramës dhe të Bashës vazhdojnë të qëndrojnë të dyllosur: “Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019-ën”, tha ai prerë.

Kuptohet qartë se kush dhe për çfarë arsye e pengon dhe nuk e do ecjen përpara të Shqipërisë drejt klubit të BE-së. Dita-ditës shqiptarët e kanë kuptuar përfundimisht, se PS-PD dhe LSI ekzistojnë vetëm për të bërë plaçkë e pasuri, duke vjedhur vendin me njerëzit më të varfër në Europë. Rama e Basha janë armiq të lirisë dhe prosperitetit të këtij populli. Sundimi i tyre jeton mbi shtypjen e pamëshirshme të popullit. Ata mbrojnë me çdo mjet status-quo-në 30-vjeçare, që i ka bërë shqiptarët skllevër në shtëpitë e tyre. Ata ndihmoen nga ushtria e vulgut më të errët të kombit shqiptar, militantët trutharë e mjeranë të PS-së e PD-së.

‘Zgjidhja’ fton popullin shqiptar dhe të gjithë faktorët progresistë që të ndjekin projektin e saj për flakjen në koshin e historisë, të kësaj elite drejtuese e cila nuk e fsheh më se di të bëjë vetëm shushunjën në trupin kockë e lëkurë të Shqipërisë që po jep shpirt!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama darkë pune me Mitsotakis/ Mediat greke: Do diskutohet për marrëveshjen e detit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Ndërkohë mediat greke reportojnë se kryeminsitri Rama do të takohet në një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis, ku sipas tyre në  do të diskutohen të gjitha çështjet mbetura pezull.

LEXO EDHE:  Shqipëria kundër SHBA?/ Ish-deputeti i PS akuza të forta Ramës dhe Bushatit



Një nga çështet që hapi shumë polemika në vendin tonë ishte deklarata e kryeministrit grek i cili  tha se kishte për qëllim të zgjerohej 12 milje.

LEXO EDHE:  A janë të gjithë “qelbësira” deputetët e opozitës parlamentare?!

Por pas këtij takimi pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 20 mijë paund në Rinas/ Ndalohet personi që po transportonte paratë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohen 20 mijë paund në Rinas/ Ndalohet personi që po transportonte paratë

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.



Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

LEXO EDHE:  Berisha “shpërthen” kundër Ramës/ O monstër, misioni yt është rikthimi i vizave

LEXO EDHE:  Rama: Korrupsioni nuk luftohet nëse nuk ndryshon sistemi!

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen” Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Publikuar

-

Nga

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen’ Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se ka gjasa që Presidenti Ilir Meta të jetë Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Braçe është shprehur se ndryshimet e një posti sipas opozitës, sipas Monika Kryemadhi dhe Ilir Metës, bëhen më t’u tekur dhe jo me votën e popullit.

Ndër të tjera Erion Beaçe ka thënë se Shqipëria në sytë e tyre eshtë një pronë private duke kaluar sa në një karrige në tjetrën.

“E KANE SHQIPERINE PRONE PRIVATE!

Nje here, ne televizionin e tyre thane se nga Presidenti do iki kur ti teket, domethene kur ti duhet pushtet edhe me shume, pra kryeminister dhe do behet i tille ose zevendeskryeminister por patjeter minister i Brendshem; Heren tjeter, domethene dje, ne televizionin tjeter te tyre thane se po te doje te behet minister i Brendshem-nga President!!!!!!, sepse kryeminister, ne qe vendosim-domethene kjo dhe Lyli, kemi Lylin!

LEXO EDHE:  Berisha “shpërthen” kundër Ramës/ O monstër, misioni yt është rikthimi i vizave

LEXO EDHE:  Rama: Korrupsioni nuk luftohet nëse nuk ndryshon sistemi!

Po njerezit dhe vota e tyre?!



Mos kini asnje iluzion, as qe pyesin per ju, si ju votoni.

E KANE PRIVATE SHQIPERINE DHE VEC KETA KANE LINDUR PER TE KALUAR ME TE NDENJURA NGA NJE KARRIGE NE TJETREN, VEC KETA!

Nuk u flasin ju, por ju degjoini!

JU FLASIN KRIMINELEVE, TE CILET,

ME AXHENDE PO I TAKOJNE NJE NGA NJE E NE GRUP, MADJE DHE NGA ATA QE OFL JU KA CUAR LETREN!
Kete Shqiperi doni?”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE