LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me 100 kg drogë në makinë / Pranga shqiptarit

4 Maj 2019, 14:47, Aktualitet CNA
Kapet me 100 kg drogë në makinë / Pranga shqiptarit

Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italian janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Sipas “La Stampa” dy personat u kapën me një sasi prej 100 kg drogë të cilën e kishin në makina.

Ata fillimisht sapo pikasën policinë tentuan të largoheshin, por pas ndjekjes nga forcat blu,u kapën përballë shtëpisë ku banonte shqiptari.

Nëse droga do të shitej me shumicë vlera e saj shkonte deri në 300 mijë euro, ndërsa në tregun me pakicë vlera e saj shkonte deri në 1 milion euro.

Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës dhe ishte e paketuar në thasë të kuq prej najloni.

Ndërsa gjatë kontrollit në bodrumin e banesës ku jetonte shqiptari u gjetën materiale për paketim.

Hetimet e policisë vazhdojnë, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku. /CNA.al

Lajmet e fundit nga