Connect with Us

I strehuan gjatë periudhës së luftës/ Familja nga Kosova falenderon ata që iu hapën dyert

Life Style

I strehuan gjatë periudhës së luftës/ Familja nga Kosova falenderon ata që iu hapën dyert

Publikuar

-

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, mbrëmjen e kësaj të shtune na riktheu pas në kohë, në vitet e luftës së përgjakshme të Kosovës, duke na rikujtuar plagët e lëna pas prej saj. Në program u trajtua historia e dhimbshme e një prej shumë familjeve, që u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të vendosen në Shqipëri.

Familja Bytyçi rrëfeu në studio rrugëtimin e gjatë dhe tepër të vështirë, që kishin kaluar gjatë largimit nga Kosova. Xhemal dhe Ajshe Bytyçi ishin mikpritur nga familja Axhami në Kukës, e pas një periudhe të gjatë kishin vendosur që të shpërnguleshin në Tiranë, te familja Hyseni.

Kur lufta sapo kishte mbaruar, familja Bytyçi ishte nisur për në Kosovë menjëherë, edhe pse vendi nuk ishte pastruar nga minat. Xhemal dhe Ajshe Bytyçi kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar dhe për t’iu shprehur mirënjohjen dy familjeve që i kishin strehuar gjatë periudhës së vështirë të luftës.

“Publik i dashur, ky është Agim Hyseni, vëlla dhe shkuar vëllait. Ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe pritjen që keni bërë për ne, në ato dy muaj që kemi qëndruar bashkë! Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve, që na ndihmuat dhe hapët dyert e shtëpive tuaja për ne”.

LEXO EDHE:  Arti i sfiduar nga pandemia

Nga ana tjetër, familja Hyseni tregoi momente nga jetesa me familjen Bytyçi dhe shtoi se nuk kishn bërë gjë tjetër përveç detyrës së tyre si shqiptarë./ Burimi Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

52 apo 25?!/ Jennifer Lopez feston ditëlindjen, ‘çmend’ ndjekësit me fotot me bikini

Publikuar

-

Nga

52 apo 25?/ Jennifer Lopez feston ditëlindjen, ‘çmend’ ndjekësit me fotot me bikini

Padyshim që për Jennifer Lopez mosha është thjesht një numër.

Diva e muzikës botërore ka festuar sot ditëlindjen 52-të, megjithëse ka ruajtur freskinë e rinisë dhe ka një trup për tu pasur zili.

Këngëtarja ka publikuar pak minuta më parë disa foto të nxehta në rrjetet sociale, ku shfaqet me bikini krah partnerit të saj Ben Affleck.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohet një viktimë dhe 11 raste me koronavirus

Këngëtarja i la të gjithë “pa frymë” me format e saj bombastike trupore, duke mos lënë vend për imagjinatë./CNA.al

LEXO EDHE:  A do të ketë autonomi për serbët e Kosovës?

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Më ka shkruar”/ Miss Shqipëria nxjerr mesazhet me “Capital T”, si e ‘gjuan’ këngëtari

Publikuar

-

Nga

“Më ka shkruar”/ Miss Shqipëria nxjerr mesazhet me “Capital T”, si e ‘gjuan’ këngëtari

Miss Shqipëria 2020 Iljada Baci, ka rrëfyer gjatë puntatës së sotme të “Edicionit Veror” në “ABC” si është një ditë e zakonshme në verë për të, situatat e sikletshme dhe prapaskenat e xhirimeve.

Gjatë intervistës Iljada zbuloi se “më ka shkruar, “Capital T” dhe besoj se do të kemi një lloj miqësie”. Do i futet rrugës së muzikës? “Mbase në një të ardhme të largët” tha ajo.

Eksperiencën te “Miss Shqipëria” e cilësoi të “paharrueshme që më ka ndryshuar komplet si person. Mësimi që kam marrë është disiplina, korrektësia dhe që të eci mbi taka” tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Bëjnë gjithçka për partnerin/ Tre shenjat e horoskopit që sakrifikojnë për dashurinë

Publikuar

-

Nga

Bëjnë gjithçka për partnerin/ Tre shenjat e horoskopit që sakrifikojnë për dashurinë

Dashi

Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi dashët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë dhe duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit. Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë shumë pasionante në dashuri, por kur gjërat shkojnë keq ato braktisin menjëherë gjithçka. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t’ua kthejë me të njëjtën monedhë, sipas “opinion”. Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata, dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu.

LEXO EDHE:  Këlliçi kujton 23 vjetorin e luftës të Adem Jasharit/”Burim krenarie për të gjithë shqiptarët”

Peshorja

LEXO EDHE:  Foto/Rita Ora në Kosovë, por pamjet nuk janë aspak të gëzueshme

Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar pranë dashurisë. Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE