Horoskopi i dashurisë/Paolo Fox tregon si do jetë ky muaj për shenjat e zodiakut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Horoskopi i dashurisë/Paolo Fox tregon si do jetë ky muaj për shenjat e zodiakut

Publikuar

-

tre histori dashurie

Dashi:

Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj. Marrëdhëniet që kanë lindur në fund të prillit janë shumë të rëndësishme. Të gjithë planetët do të jenë në favorin tuaj më datë 2. Bëhuni gati të merrni një mesazh të veçantë, por edhe vetë ju mund të bëni një deklaratë dashurie duke shprehur ndjenjat tuaja. Ndonjëherë, duhet të ndaleni e të mendoni se çfarë po përjetoni dhe të dëgjoni zemrën. Saturni ju këshillon të mos rrezikoni shumë në fushën sentimentale. Shumë herë, keni humbur kohë më kot duke i bërë vend në jetën tuaj një personi negativ që ju keni dashur ta ndryshoni. Por tani duhet të tregoheni më dashamirës ndaj vetes.

Demi:

Pas një pauze më se të justifikuar, për shkak të tensionit dhe përgjegjësive në aspektin profesional, tani do t’i riktheheni dashurisë. Maji është muaj interesant për ata që duan të bashkëjetojnë apo të martohen. Ata që janë dashuruar me një person që është i lidhur me dikë tjetër prej kohësh, do të marrin një përgjigje përfundimtare. Mjafton të bëni pak durim. Nëse keni kaluar një problem familjar, gjithçka do të marrë udhën e duhur tashmë. Nuk do ta keni të vështirë të gjeni dikë nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Priten takime të reja, por ju tregoheni gjithnjë të matur. Yjet favorizojnë shumë çiftet që duan të bëhen me fëmijë.

Binjakët:

Marrëdhëniet e konsoliduara nuk tronditen aspak, madje pikërisht në çaste të vështira, ju kuptoni se sa të rëndësishëm jeni për njëri-tjetrin. Periudha më e vështirë ka kaluar. Në fakt, gjatë prillit janë vënë në provë shumë marrëdhënie. Ato që mbijetuan, po vazhdojnë një rrugëtim më të qetë. Personat që janë ndarë prej pak kohësh, s’kanë dëshirë të lidhen sërish, ngaqë gjithçka u duket mbytëse. Në këtë mënyrë, po çoni kohën dëm duke ndenjur me njerëz të gabuar.

Gaforrja:

Sfera e ndjenjave është paksa e trazuar që prej fillimit të vitit. Çiftet që kanë debatuar vazhdojnë të kenë konflikte, edhe pse kanë bërë ndonjë armëpushim herë pas here. E megjithatë, ky s’është një vit zhgënjimesh. Në këtë periudhë, për ju ka përparësi puna dhe studimet. Dashuria kalon në plan të dytë. Por, edhe pse disa nga ju kanë një histori të shkëlqyer dashurie, ju nuk përqendroheni dhe kërkoni kënaqësi tjetërkund. Marrëdhënie të vështira me personat e lindur në shenjën e Dashit, Bricjapit dhe Peshores. Bëni shumë kujdes dy javët e para të majit, sepse do të karakterizohen nga konfliktet. Datat 27 dhe 31 janë shumë të mira. Marsi dhuron pasion, sidomos më datë 16.

Luani:

Në dashuri ndiqni instinktin pa gabuar dhe këtë e thotë Venusi, që falë kombinimit me Mërkurin, dhuron një javë të parë të majit plot pasion. Nëse partnerët tuaj jetojnë larg, ka ardhur koha që t’i shkurtoni këto distanca. Ata që sapo janë njohur nuk duhet të heqin dorë. Raportet më intriguese do t’i krijoni me të lindurit në shenjat e zjarrit. Nëse keni dy histori, duhet të merrni një vendim. Kini kujdes në datat 17, 24 dhe 25! Gjatë qershorit do të debatoni me dikë, që, sipas gjykimit tuaj, nuk ju kushton vëmendjen që meritoni.

Virgjëresha:

Dashuria rikthehet fitimtare këtë periudhë. Madje edhe zemrat e vetmuara do të njihen me njerëz shumë specialë nëse do të frekuentojnë vendet e duhura në datat 6 dhe 21. Gjysma e dytë e majit do të jetë më interesante. Shumë nga ju kanë debatuar me partnerët, për shkak të mungesës së tyre në familje, por probleme të tilla ndreqen shumë shpejt. Çiftet që janë ndarë këto dy vitet e fundit, do t’u japin fund armiqësive dhe do të mirëkuptohen. Keni shumë nevojë për gjëra të vogla, për një gjest dhembshurie, një mendim romantik apo një përkëdhelje. Zakonisht, ju s’e shikoni dashurinë si një burim pasioni dhe emocionesh. Partnerët e vënë re këtë, sidomos ata që kanë shumë vjet bashkë. Periudhë e favorshme për personat që duan të bëhen me fëmijë.

Peshorja:

Yjet do të hapin horizonte të reja për ju pas datës 15. Sigurisht që edhe në çift përjetoni tensione, që, në fakt, i përcillni nga puna ose vetë ju ndiheni shumë të lodhur. Nëse keni një lidhje shumëvjeçare, ndryshoni diçka. Është e rëndësishme të flisni me qetësi. Nëse mendoni se partneri s’po vepron drejt, mos e mbani përbrenda, por thojani. Do të ndiheni mirë po qe se edhe personat përkrah jush do të jenë po kaq të sinqertë sa ju. Nëse jeni lënduar nga ndonjë tradhti e vogël, edhe mund të falni, gjë që pas dhjetorit s’do ta bëni dot.

Akrepi:

Është e pashmangshme që në një çast kaq të rëndësishëm, vendimtar për jetën tuaj profesionale dhe personale, të mos ketë luhatje edhe në fushën e ndjenjave. Me gjasë, do t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju jep më asgjë. Mosmarrëveshjet me një ish-partner/e janë plotësisht të pandreqshme, sidomos nëse mendoni se ju detyrohet shumë. Bëni shumë kujdes të premten e datës 17. Ka mundësi që lidhja juaj të vihet në provë. Nëse jeni prindër, përpiquni të mos e ngrini shumë zërin apo të nervozoheni. Veprimet tuaja gjatë kësaj periudhe janë shumë të drejtpërdrejta.

Shigjetari:

Dashuria dhe familja kanë kaluar në plan të parë në jetën e Shigjetarëve. Maji është muaji i përgjigjeve pozitive. Ata që kanë vendosur të ndahen tani, ndihen më pak të tensionuar, sepse mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Këto janë ditët më të përshtatshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Martesat dhe bashkëjetesat janë të favorizuara në periudhën maj-korrik. Edhe pse disa nga ju janë të vetmuar prej kohësh, nuk përjashtohet mundësia e një takimi emocionues. Venusi favorizon datën 15. Zemra do të rrahë fort në dy javët e dyta të muajit. Sensualiteti juaj është në kulm dhe personat që do të përjetojnë aventura, pa u përfshirë shumë, do të kenë plot mundësi.

Bricjapi:

Shmangini debatet në çift gjatë fillimit të majit. Disa ditë rezultojnë të zjarrta, sidomos rreth datës 9. Çiftet e lidhura prej vitesh, duhet të provojnë gjëra të reja. Jo se mungon dashuria, por janë të angazhuar shumë me punën dhe fëmijët. Nuk gaboni nëse planifikoni ndonjë pushim të paparashikuar rreth datës 21. Pesë ditët e fundit të muajit janë idealet për ata që shpresojnë në rikthimin e një dashurie të vjetër. Muaj i rëndësishëm edhe për personat që po planifikojnë martesën, sidomos ata që po e zvarritin lidhjen e tyre zyrtare prej kohësh. Mos kini frikë nga ndryshimet e mëdha! Venusi ju ndihmon të keni një formë fizike të shkëlqyer.

Ujori:

Fusha e ndjenjave do të jetë disi kritike gjatë majit, por kjo s’do të thotë se do të ndaheni apo se keni pasiguri. Çiftet në krizë që prej fillimit të vitit janë më të rrezikuara. Me gjasë, puna ju ha më shumë kohë nga sa duhet dhe, më datë 16, do t’ju shqetësojë një problem që s’e prisnit. Mos u joshni nga të tretë! Udhëtimet profesionale janë shumë frytdhënëse, por kini kujdes mos ju largojnë nga dashuria! Të rinjtë do të kalojnë nga një lidhje te tjetra, sepse kjo është periudhë aventurash. Nëse do të diskutoni për një çështje të rëndësishme, ju këshilloj datën 24, falë ndikimit të shkëlqyer të Diellit, Mërkurit dhe Hënës. Takime fatlume në fund të muajit. Edhe pse gjysma e dytë e muajit do të jetë e lodhshme, s’do të mungojë energjia dhe dëshira për të zgjidhur çdo vështirësi.

Peshqit:

Dashuria do të zgjohet gjatë gjysmës së dytë të muajit. Çiftet që s’kanë qëndrueshmëri, duhet të bëjnë një marrëveshje afatshkurtër. Ata që kanë vendosur të divorcohen, mund të hapin gjyq, por asgjë nuk do të zgjidhet deri në fund të vitit. Çështje ligjore të lëna pezull, tension në aspektin profesional dhe atë të ndjenjave. Për këtë arsye duhet të çliroheni nga e shkuara që ju rëndon si barrë mbi supe. Diçka po ndryshon në jetën tuaj. Nëse doni të konfirmoni dashurinë, maji është muaji i duhur. Mos u izoloni, sepse pikërisht tani keni nevojë të flisni dhe t’i shprehni më mirë ndjenjat tuaja. Datat 22, 23, 27 dhe 28 janë ditë provash të mëdha në fushën e ndjenjave. Marsi s’do të ketë më ndikim armiqësor në shenjën tuaj pas datës 16.

Aktualitet

Kamioni përplas biçikletën/ Vdes 55 vjeçari

Publikuar

-

Një aksident i rëndë rrugorë ka ndodhur, pak minuta më parë, në autostradën Durrës-Tiranë.

Mësohet se një automjet kokë trajleri e tipit “Man” ka aksidentuar për vdekje një shtetas 55 vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit me inicialet, H.S., 60 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Autobuzi përplaset me bordurën/ Pesë pasagjerë përfundojnë në spital

Publikuar

-

By

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sikurse kanë bërë të ditur burime nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në gjatësinë e segmentit të rrugës Institut-Bathore, në Kodër Kamëz, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të autobuzit nga drejtuesi i tij ai êshtë përplasur me bordurën e rrugës. Bëhet fjalë për autobuzin e linjës së transportit publik të linjës Tiranë-Kamëz.

Pesë nga pasagjerët që udhëtonin me të kanë përfunduar në spital ku morrën ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e tyre nuk ishte problematike për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar gjithçka pë rrethanat e ndodhisë së çuditëshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish deputeti PD-së nxjerr sekretin/ Dekonspiron strategjinë e opozitës pas 25 Majit

Publikuar

-

By

Data 25 Maj është paralajmëruar për të qenë dita e protestës së rradhës së opozitës për ta detyruar Edi Ramën të japë dorëheqjen.

Kjo është e gjashta protestë kombëtare dhe e dymbëdhjeta në rradhën e të tillave, që opozita ka zhvilluar nga data 16 Shkurt. Mirëpo çfarë ka projektuar të bëjë opozita në këtë protestë dhe veçanërisht në ditët vijuese?

Përveçse kanë artikuluar se protesta e 25 Majit do të jetë më e madhja e parë deri më sot, organizatorët e saj, Basha dhe Kryemadhi, nuk kanë dhenë asnjë hollësi më tepër. Madje jo vetëm këta të dy por askush nga drejtuesit e partive të tjera, pjesë e koalicionit opozitar, nuk është shprehur më shumë se kaq.

Misterin e ka zbuluar ish deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, nga tryeza e emisionit “Tempora”. Duke folur për vijimësinë e aksionit opozitar nën kredon: “Rama ik!”, përveç përcaktimit të protestës si më e madhja e derisotme, Biberaj ka zbuluar se pas kësaj date protestat nuk do të ndalen. Do të jenë prezente deri në datën 30 Qershor  kur është dhe data e mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

“Protesta e 25 Majit do të jetë më e madhja e zhvilluar deri më sot. Pas kësaj date protestat nuk do të ndalen. Do vijojnë deri në 30 Qershor,”- ka thenë Biberaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Trending

Read previous post:
Konfirmon Vatikani: Papa Françesku do të vizitojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vatikani ka konfirmuar se Papa Françesku do të filloi të dielën një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ku do...

Close