Connect with Us

Zbardhen shifrat alarmante/ Mbyllen 4,200 biznese

Aktualitet

Zbardhen shifrat alarmante/ Mbyllen 4,200 biznese

Publikuar

-

/
Pasojat e pandemisë/ Mbylljet e bizneseve u rritën me 38%, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj

Mesatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërëkërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave qëDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditëson çdo ditë, vetëm gjatë muajit Prill kaluan në status pasiv 1000 biznese në të gjithëvendin.

Prej fillimit të vitit dhe deri më tani kanë kaluar nëstatusin pasiv 4,222 biznese me një rritje prej 7% nëkrahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë.

Numri më i madh i bizneseve të mbyllura është shënuar gjatëjanarit, ku bënë kërkesë për të kaluar nëgjendje pasive rreth 1400 biznese, 12% më shumë se në janarin e 2018-s.

Kalimi në status pasiv, me kusht

Megjithatë në raport me një vit më parë ritmi i rritjes së bizneseve që kalojnë në statusin pasiv ështëngadalësuar. Me ndryshimin e procedurës tatimore, bizneset nuk mund të kalojnënë statusin pasiv pa mbyllur të gjitha detyrimet me Tatimet.

Shumë tatimpagues për t’iu shmangur detyrimeve tatimore, vendosnin të kalonin subjektin në statusin pasiv. Pezullimi ishte pa asnjë kusht. Duke pezulluar aktivitetin, ato shmangin pagesën në kohë të detyrimit tatimor. Tatimpaguesit janë të detyruar që para se të kalojnë në statusin pasiv të paguajnë detyrimet.

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

• nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
• nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
• deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.

Për të shmangur detyrimet tatimore, apo për të mos paguar ndonjë gjobë të marrë, bizneset që kërkonin të bënin shmangie, kalonin në statusin pasiv.

Për periudhën që biznesi qëndron në regjistrin pasiv, tatimpaguesi nuk paraqet deklarata periodike tatimore dhe ndaj tij nuk llogariten gjoba për mosdeklarim. Tashmë, nenit 44 në ligjin për procedurën tatimore, i është shtuar pika 4/1, i cili përcakton se kalimi në regjistrin pasiv do të bëhet vetëm pasi QKB të verifikojë më parë pagimin e detyrimeve tatimore nga ana e tyre.

LEXO EDHE:  Shtohen taksat, bien te ardhurat

Në regjistrin e subjekteve pasive janë rreth 120 mijë biznese. Vetëm gjatë vitit 2018 kaluan në regjistrin pasiv 15,249 biznes, nga 9,419 që kishin kaluar një vit më parë, rreth 60% më shumë.

Kujdesi kur faturoni NIPT-e pasive

Sa herë që kryejnë një transaksion, bizneset duhet të verifikojnë nëse subjekti që faturojnë është me status aktiv, pasi nëse rezulton se është me status pasiv, ata gjobiten me 10 mijë lekë. Që nga janari, ky verifikim është shtuar në një punë shtesë për ekonomistët e subjekteve, që janë ankuar shpesh se pse duhet të penalizohen subjektet active për këto faturime.

Sipas kodit të procedurave tatimore, do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv.

Ndëshkime ka dhe për subjektet aktive që faturojnë biznese pasive. Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv”, kanë bërë të ditur tatimet.

Të gjithë tatimpaguesit mund të konsultojnë listën e tatimpaguesve të cilët kanë kaluar në regjistrin pasiv në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (https://www.tatime.gov.al/c/8/129/132/subjekte-pasive). Kjo listë përditësohet çdo ditë pune./ Monitor 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha mesazh demokratëve, një javë para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e e degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për firmat e Kuvendit të 11 Dhjetorit,

Berisha u ka bërë thirrjë të gjithë delegatëve që që të bashkohen me 11 Dhjetor.



“Falënderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kamerat e filmuan autorin të maskuar para vrasjes/ Si e qëlloi ish-deputetin me pistoletën e futur në qese

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Nga Xhensila Kodra

ABC siguron dosjen e vrasjes së biznesmenit Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur një javë më parë pranë banesës së tij në Shkodër. Referuar provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët e kanë vëzhguar biznesmenin dhe kanë pritur momentin ku ai të rikthehej në banesë.

Në dosje citohen lëvizjet e kryera nga Ujka pak para se të ndodhte krimi. Biznesmeni kishte dalë nga banesa e tij së bashku me bashkëshorten, Natalina, si dhe të vëllanë, Gjek Ujka.

Pasi janë përshëndetur me Gjekën, ata kanë ecur drejt vendit të quajtur “Te dollari” dhe janë kthyer në rrugën para Kishës Ortodokse ku në një kioskë, Pashk Ujka ka blerë një paketë cigare. Bashkë me gruan, ai është nisur më pas në drejtim të pallatit ku banonte. Por, në afërsi të një shatërvani në mesin e lulishtes, i është zënë pritë nga autorët, të cilët e qëlluan me një plumb në shpinë.

Kamerat e sigurisë aty parën, nuk kanë mundur të fiksojnë momentin e ngjarjes. Kjo për shkak të errësirës dhe se fushëpamja e tyre ishte e zënë nga pemët. Referuar dosjes, në kamera është fiksuar vetëm hija e një personi që lëvizje me shpejtësi në momentin që sheh se po afrohej çifti Ujka.



Ndërsa një tjetër kamer sigurie ka fiksuar momentin kur në pedonale kalon një person i dyshimtë, trup i mbushur, i veshur me të zeza, në kokë mban kapele të zezë me strehë e me kapuç pas qafe, doreza në duar dhe maskë anticovid në fytyrë. Në dorë, ai mban një qese të bardhë e cila mbulon një qese ose çantë tjetër të zezë, ku dyshohet se ndodhej arma. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Denoncohet skandali/ Rilindja rrjep qytetarët për të mbushur arkën bosh të shtetit

LEXO EDHE:  AKEP merr vendimin e rëndësishëm për bastet online

Për hetuesit, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit, të arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes të Pashk Ujkës me babanë e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima.

Sipas djalit të biznesmenit, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa Kristian Kelmendi ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mjë eurosh viktimës. Për shkak të gjetjes së barutit në duart e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës, hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të vrasjes. Por, të dy të arrestuarit e kanë kundërshtuar fortë akuzës, duke thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë dhe se në Prishtinë kishin kryer qitje në një poligon.

Dy të rinjtë u ndaluar në Morinë më datë 30 nëntor kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Të shtunën, Gjykata e Shkodrës caktoi për masën arrest në burg me afat 30 ditë, ku tashmë janë kërkuar si provë edhe pamjet e kamerave të poligonin në Kosovë, për të vërtetuar deklarimet e tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skandali grek/ Si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vrasësi i oficerit të policisë në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumnetave në Greqi.

Shqiptari, i akuzuar për vrasjen e oficerit, Artan Cuku, është pajisur me dokument identifikimi grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminelave shqiptarë që të mos binin në gjurmët e drejtësisë.

Porositësi i vrasjes së Artan Cukut, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Për ndryshimin e identitetit, ai ka paguar shumën 35 mijë euro.  Rrjeti i falsifikatorëve u zbërthye falë një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht dhe raportohet se kishte struktura të ngritura me detyra të ndara specifike.

Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE:  Drejtoresha e Tatimeve “kërcënon” tatimorët, s’kanë respektuar ligjin

LEXO EDHE:   Si kryhet ç'regjistrimi i personave juridikë/ Paralajmërojnë tatimet



Sipas Abc news rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

 

LEXO TE PLOTE