LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në ish-Bllok/ Lirohet Ervis Martinaj

3 Maj 2019, 15:37, Aktualitet CNA
Vrasja në ish-Bllok/ Lirohet Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Fabjol Gaxha,  është liruar ditën e djeshme nga burgu, pas vendosjes së garancisë pasurore prej 5 milion lekë.

Vendimi për lirimin e tij është marrë nga Gjykata e Tiranës.

Biznesmeni Ervis Martinaj ishte i vetmi person që qëndronte në burg si i përfshirë në vrasjen e ndodhur  në ambientet e brendshme të një lokali në ish Bllok.

Kujtojmë  se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 Tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. /CNA.al

Vrasja në ish-Bllok/ Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Lajmet e fundit nga