LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U vra në burgun e Trikalës/ Ja kush është i riu shqiptar

3 Maj 2019, 19:24, Aktualitet CNA
U vra në burgun e Trikalës/ Ja kush është i riu shqiptar

Ergest Alija është shqiptari që humbi jetën në burgun e Trikalës, dy ditë më parë.

29 vjeç me origjinë nga Librazhdi u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë, megjithëse rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Alija dyshohet se ka humbur jetën pas një përleshjeje me thika në burgun e Trikalës. Policia greke tha se i dyshuari kryesor për plagosjen dhe vrasjen e Alisë është një rus, që më pas ka tentuar të kryejë vetëvrasje, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t?i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Prokuroria e Trikalës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Një nga kushërinjtë e largët të shqiptarit që mbeti viktimë në burgun grek ka rrëfyer se prindërit e tij kishin humbur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël kohë më parë e tani dhimbja i ka pushtuar trefish pas humbjes së djalit të madh. Rusi që plagosi për vdekje shqiptarin më 1 maj, pasi u vetëplagos u dërgua me plagë nëpër trup në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala.

Kujtojmë se në burgjet greke, sidomos në atë të Trikalës kanë ndodhur një sërë ngjarjesh të bujshme kriminale, ku viktima kanë mbetur edhe shumë të burgosur shqiptarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga