Takimi i populistëve Orban – Salvini – CNA
Connect with us

Aktualitet

Takimi i populistëve Orban – Salvini

Publikuar

-

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán dhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini vijnë nga dy kampe të ndryshme politike. Por në takimin e tyre të parë në verën e kaluar ata dukeshin si miq të kahershëm dhe përfaqësues të një rruge të përbashkët. Ata u përqafuan përzemërsisht dhe ishin shumë miqësorë mes tyre. Orbáni e quajti Salvinin një yll të politikës së djathtë evropiane, me të cilin mund të shkëmbejë ide dhe përvoja.

Takimi i gushtit të vitit 2018 u mbajt në fillim të fushatës së Orbánit për zgjedhjet evropiane dhe paraqet një gjest demonstrativ kundër kritikëve në Partitë Popullore Evropiane, të cilave u përket edhe partia e tij Fidesz.

Salvini në vizitën e parë në Hungari

Italians Innenminister Matteo Salvini trifft den ungarischen Premierminister Viktor Orban in Mailand (Reuters/M. Pinca)

Tani, pak javë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në kohën kur PPE e ka suspenduar anëtarësinë e Fidesz në këtë organizatë, Salvini këtë të enjte vjen në vizitën e tij të parë në Hungari. Zyrtarisht ai është ftuar nga homologu i tij hungarez, ministri i Brendshëm Sándor Pintér. Por më së shumti vëmendje zgjon takimi i tij me Orbánin.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze nuk ka dashur të përgjigjet në kërkesën e Deutsche Welles, për të shpjeguar ecurinë e takimit të Salvinit me Orbánin. Ndërsa gazeta Magyar Nemzet, shkruan se Orbáni dhe Salvini do të këshillohen për mundësitë e bashkëpunimit në Parlamentin Evropian.

Kryeministri i Hungarisë është më i afërt me idetë e Salvinit sesa idetë e kristinademokratëve, të cilëve u përket zyrtarisht. Orbáni është duke përhapur teori konspirative, të cilat mund të lexohen edhe në pamfletet e terroristëve të djathtë si Brenton Tarrant dhe Anders Breivik.

Retorika e paqëndrueshme

Ungarn Viktor Orban Premierminister (picture-alliance/AP Photo/F. Deco)

Orbáni kritikon Komisionin e BE për “tendenca ndryshimi të strukturës së banorëve”, ku popullata shumicë e krishterë të zëvendësohet me “masat e një kulture dhe civilizimi tjetër islam”. Orbáni ka deklaruar disa herë javët e fundit se zgjedhjet e ardhshme do të vendosin për të ardhmen e civilizimit të krishterë evropian. Që tani, sipas tij, të krishterët po diskriminohen në Evropë, ndërsa myslimanëve po u jepet përparësi.

Është pikërisht kjo retorikë, e cila ka rezultuar së fundi me largimin e Fidesz-it nga PPE, për shkak të pakënaqësisë gjithnjë e më të madhe me politikën e Orbánit dhe tendencat jo demokratike në Hungari.

Orbán e ka shkaktuar qëllimisht këtë konflikt me PPE, por ai do të dëshironte të mbetej në gjirin e këtyre partive, me qëllim që t’i përfitojë ato për politikën e vet. Kjo me synimin që të forcojë influencën e vet tek krahu i djathtë politik. Kjo shihet edhe nga fakti që Fidesz-i ka refuzuar deri tani bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me partitë djathtiste, ndër to edhe me Alternativën për Gjermani AfD. Orbáni nuk e ka mbështetur as idenë e Salvinit në prill të këtij viti për krijimin e një “Aleance të popujve dhe kombeve evropiane”.

Aleati i ri

 Großbritannien London - Geert Wilders (Imago/Zuma Press/J. Goodman)Geert Wilders

Në rast dështimi total të raporteve me PPE, Orbán po përgatit terrenin për aleanca të reja. Ai ka raporte të ngushta me partinë polake PiS, të Jaroslaw Kaczynskit, ndonëse ai vet është më fleksibël se ideologu i papërmirësueshëm Kaczynski. Ndër aleatët e tij është edhe shefi i Partisë socialdemokrate në Rumani, Liviu Dragnea, i cili përdor retorikë të ngjashme si Orbáni. Këto parti sikur edhe Salvini, janë një lloj Plani B për kryeministrin e Hungarisë. Madje edhe më shumë, sepse Orbáni po punon me përkushtim për të krijuar imazhin e mbrojtësit dhe heroit të politikës së djathtë evropiane – dhe ate me sukses, që dëshmojnë sondazhet e fundit për politikanët në Evropë.

Kontaktet

Orbáni ka raporte të ngushta edhe me Geert Wilders. Bashkëshortja e Wildersit është hungareze me origjinë dhe kjo ka bërë që gjatë vizitave të shpeshta në Hungari të ketë kontakte private edhe me Orbánin. Raporti i tyre i ngushtë privat nuk është ndonjë sekret. Orbáni ka raporte të ngushta edhe me ish-këshilltarin e Trumpit Steve Bannon. Orbáni nuk ka frikë as nga kontaktet me ekstremistët më të mëdhenj djathtistë, sepse në verën e kaluar është fotografuar edhe në neonazistë belgë në Bad Tusnad.

Ai ka bërë të ditur se pas Salvinit do të takohet edhe me ish-kancelarin austriak, shefin e FPÖ, Heinz-Christian Strache. Gazeta javore “168 óra” e ka quajtur këtë takim si “Balloja e monstrave”./ DW

Aktualitet

Dështimi i këtij sezoni/ Milani kërkon mbrojtësin shqiptar

Publikuar

-

Milan synon të rikthejë në Serinë A, mbrojtësin 27-vjeçar me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, që aktualisht luan në Premier League me Arsenal. Më parë, Mustafi ka luajtur në Itali me Sampdorian (sezonet 2012-2014).

Ky sezon te “Topçinjtë” nuk ka qenë aspak i mirë për mbrojtësin shqiptar. Madje, ai është zgjedhur si një nga dështimet e mëdha të këtij sezoni në Premier League.

Sipas “Calciomercato”, mbrojtësi i kombëtares gjermane, mund të transferohet te kuqezinjtë sezonin tjetër. Milan është në kërkim të një lojtari i cili do të zëvendësojë Cristian Zapata, që pritet të largohet nga kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.

Mustafi ka një kontratë deri në vitin 2021 me Arsenal, por nuk kushton shumë (30-35 milionë euro). Milani do të këmbëngulë për të marrë lojtarin shqiptar në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerje.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha në Londër/ Takim me lordë dhe deputetë

Publikuar

-

Kryetari Basha ka qenë i ftuar në një takimin me anëtarë të Dhomës së Lordëve. Në këtë takim Basha ka thënë se “Vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira mund të luftojë krimin e organizuar. Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim.”

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, lideri i opozitës Basha ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër. Mes pjesëmarrësve në këte darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Në darkë ishin të pranishëm edhe deputetët Crispin Blunt, Sir Mark Lyall Grant, dhe Gavin Williamson, anëtar i Parlamentit Britanik dhe lidershipit të Konservatorëve dhe ish-ministër i Mbrojtjes. Gjithashtu në darkë ishte i pranishëm edhe Sir Hugh Orde, ish Kryedrejtuesi i Shërbimeve të Sigurisë në Irlandën e Veriut.

Në qendër të diskutimeve ishte siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe kriza politike në Shqipëri.

Në fjalën e tij gjatë darkës, kryetari i opozitës shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmuar të Britanisë së Madhe për kapërcimin me sukses të sfidave jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në veçanti, në luftën e Kosovës dhe procesin e pavarësimit të saj, në konfliktin e armatosur në Maqedoni e Marrëveshjen e Ohrit dhe, së fundmi, Marrëveshja e Prespës që shërben për të konsoliduar perspektivën afatgjatë euroatlantike të rajonit, duke garantuar anëtarësimin e saj në NATO.

Zoti Basha ndau me miqtë e shquar britanikë qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Partisë Demokratike se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve shkon kundër këtyre arritjeve, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minuar perspektivën europiane të vendeve dhe popujve të rajonit.

“Autokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin. Kriza e thellë ne Shqipëri ilustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë stabilitet dhe as zhvillim ekonomik.”- theksoi kreu i opozitës.

“Forcimi i institucioneve demokratike, kontrolli dhe kufizimi i pushteteve, drejtesia e pavarur dhe zgjedhjet e lira janë parakusht për integrimin e vendeve tona në BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë para qytetarëve. Për këtë qëllim hapi më emergjent është shkëputja e lidhjeve të provuara mes krimit të organizuar dhe politikës” vuri në dukje zoti Basha.

Lideri i opozitës i njohu bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore, e cila do t’i çlirojë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëvë të kapur në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të përmbushë të gjitha parakushtet e ngarkuara me ligj për të gararantuar votën e lirë.

“Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme.

Z. Basha i njohu miqtë britanikë edhe me programin e Partisë Demokratike, në veçanti, me masat që do të marrë përmes vetingut të politikanëve dhe goditjes me tolerancë zero të krimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale. Kreu i opozitës shpjegoi se këto masa synojnë t’u japin fund trafiqeve dhe pastrimit të parave të pista të krimit, në mënyrë qe të hapet rruga për Shqipërinë e standarteve europiane me barazai para ligjit, liri dhe mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Ne përfundim të vizitës së tij në Londër Zoti Basha shprehu mirënjohjen për takimet e frytshme të nivelit të lartë dhe interesin e madh me të cilin autoritetet britanike përcollën krizën politike në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve tanë strategjikë euroatlantikë,  Shqipëria do ta kapërcejë këtë krizë dhe do t’i japë fund tranzicionit të tejzgjatur përmes reformave të thella politike që do të cimentojnë kontrollin demokratik të qeverisjes nga qytetarët dhe sundimin e ligjit.

“Për Partinë Demokratike është prioritet strategjik forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar jo vetëm në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, por në veçanti, në fushën ekonomike dhe atë te investimeve britanike”- nënvizoi kryetari i opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kukësi u turpërua nga Skënderbeu/ Shpërthejnë tifozët: Skuadër e degjeneruar (foto)

Publikuar

-

Kukësi u turpërua një ditë më parë nga Skënderbeu me rezultatin 0-3 dhe kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi një javë më parë ishte Luftëtari që u shënoi tre gola verilindorëve. Ndryshimi është se ndaj gjirokastriteve skuadra e Kukësit shënoi dy gola.

Kjo humbje, ashtu si ajo e javës së shkuar me bluzinjtë, nuk është pritur mirë nga tifozët. Në rrjetet sociale dhe konkretisht në faqen zyrtarë të Kukësit në “Facebook”, ata lëshojnë akuza nga më të ndryshmet. Fjala tolerim haset shpesh, ndërkohë që nuk mungojnë edhe aludime të ndryshme që lidhen edhe me politikën.

Disa nga komentet më pikante i keni më poshtë:

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Aktualitet17:27 - 15 Maj, 2019

Korça Folkfest Ballkan/ Dy netë në qytetin e kulturës

Në qytetin e Korçës, i cili ndryshe quhet edhe “Parisi i vogël”, do të mbahet edicioni i parë i “Korça...

Aktualitet13:40 - 15 Maj, 2019

Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk...

Aktualitet20:34 - 14 Maj, 2019

Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Në Kosovë parlamenti të martën debatoi me tone të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për...

Aktualitet20:28 - 14 Maj, 2019

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin...

Aktualitet18:44 - 13 Maj, 2019

Aktpadi ndaj 20 kompanive farmaceutike/ Akuzohen për rritje artificiale të çmimit të ilaçeve

“Kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike është përfshirë në mashtrime me vlerë prej disa miliarda dollarësh në...

Aktualitet17:08 - 13 Maj, 2019

Bomba molotov në protestë/ Ministria e Brendshme paralajmëron Opozitën

Sot pritet të mbahet protesta e opozitës, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka paralajmëruar organiziatorët për distancim nga aktet kriminale....

Aktualitet10:53 - 13 Maj, 2019

Ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje/ Ndërron jetë shqiptari

Një shqiptar, nga Shkupi, i cili ishte dënuar me 13 vite heqje lirie ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës...

Aktualitet00:19 - 12 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 50 persona

Policia ka shoqëruar një numër të madh protestuesish pas përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e sotme. Deri tani mësohet se janë...

Trending

Read previous post:
‘Kam obligim për të treguar të vërtetën’/Haradinaj i kundërpërgjigjet Ramës

Pas samitit të Berlinit në media u shkrua se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj...

Close