LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet me ushtarakët/ Si i mashtroi për rritjen e pagës

3 Maj 2019, 11:51, Aktualitet CNA
Rama tallet me ushtarakët/ Si i mashtroi për rritjen e pagës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryeministri Rama po tallet me ushtarakët, në lidhje me premtimin për rritjen e pagës.

Sipas tij, rritja e pagës është qesharake, vetëm 12 mijë lek të vjetra.

?Sot ne ushtaraket pas 3 vitesh mashtrimesh (qe do rritet paga kaq e aq jo 30% jo19% etj etj) morem zyrtarisht pergjigje. Unë si NenOficer me graden n/tetar me eshte shtuar fiks 12 mijë lek te vjetra ose thenë ndryshe me rritjen e produkteve ushqimore 8 kg patate. S?kam cfare te shtoj më teper per kete mashtrues ordiner.  Besoj do kesh shume mesazhe te ketij lloji, se shume fytyra te zhgenjyera ushtarakesh shoh sot?-shkruan denoncuesi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga